Si mund të përdorni LinkedIn nëse jeni kompani?
Folëm për rëndësinë e një profili personal në LinkedIn për përdorues të cilët duan të krijojnë kontakte me tregun e punës në fushën e interesuar. Po kompanitë, si mund të rekrutojnë kapitalin human per aftësitë që kërkojnë në bazë të pritshmërive të tyre?

Shumë shpesh gjejmë kompani që kanë një potencial të pashfaqur që nuk tregohet as në faqen e tyre të internetit as në profilin e kompanisë në LinekdIn.

Le të fillojmë me një pikë fikse që duhet të merret parasysh kur flasim për LinkedIn për kompanitë: faqja e markës tuaj nuk mund të jetë ajo e themeluesit të saj. 

Këtu janë disa sugjerime paraprake se pse kompania juaj duhet të ketë një faqe të kompanisë:

Është një mjet marketing- Të kujdeseni për faqen e kompanisë suaj është si të siguroheni që faqja juaj e internetit funksionon, domethënë është thjesht e domosdoshme! Në fakt, ashtu si faqja në internet, është një kartëvizitë e rëndësishme biznesi ashtu është dhe imazhi për të gjithë ekipin që punon atje. 

Zgjidhni burimet e dobishme për të zgjeruar ekipin tuaj. LinkedIn është sikur të ishte një shesh ku të gjithë tregojnë karakteristikat e tyre, duke theksuar cilësitë dhe mbi të gjitha pritshmëritë e punës. Prandaj, ajo faqja kompanisë suaj është një mjet që nga njëra anë shërben për të tërhequr kandidatë të kualifikuar dhe të synuar me pritshmëritë tuaja; nga ana tjetër për të vazhduar konkretisht në procesin përzgjedhës, përmes kontaktit tuaj me burimet njerëzore.

Krijoni një komunitet. Nëse objektivi juaj është Business to Business dhe bashkëbiseduesi juaj është - për shembull - një menaxher banke ose drejtor, atëherë të qenit në gjendje të krijoni një lidhje me të dhe t'i ofroni atij përmbajtje interesante dhe relevante mund të ju ndihmojë në procesin e gjetjes së klientëve të rinj. Natyrisht nuk po them se vetëm lidhja me një ekzekutiv do të mjaftojë që t'ju ofrojë bashkëpunim, por me siguri që aftësitë dhe përparimi juaj mund të jenë një magnet interesant për t'u përdorur.

Disa këshilla që duhet të mbani parasysh per profilin e kompanisë tuaj: 

- Është thelbësore që të keni një plan për shpërndarjen e përmbajtjes përkatëse për objektivin tuaj. Pra bëhet fjalë për të gjithë artikujt që flasin për kompaninë, intervistat me anëtarët e ekipit tuaj ose përmbajtjen e prodhuar direkt nga ekipi (ndoshta në një blog të kompanisë). Sugjerojmë të bashkangjisni një link të faqes së referuar: kjo do t'ju ndihmojë të ndiqni me saktësi efiçencën e audiencës tuaj.

- Kushtojini vëmendje lidhjeve që ju autorizoni: faqja e kompanisë suaj nuk duhet të jetë e lidhur me të afërmit tuaj, përveç nëse ato janë pjesë e sektorit tuaj ose i përkasin vetë kompanisë. Dërgoni dhe pranoni vetëm lidhje të vlefshme për biznesin tuaj, domethënë, në përputhje me biznesin tuaj dhe shërbimet në të cilat po përqendroheni.

- Një nga aspektet për t'i kushtuar më shumë vëmendje, lidhet me punonjësit ose bashkëpunëtorët që kanë përmendur rolin e tyre brenda kompanisë tuaj, në profilin e tyre: këto informacione shfaqen automatikisht edhe në faqen e kompanisë tuaj.

Duhet t'i kushtoni vëmendje profileve që deklarojnë se kanë një rol brenda kompanisë suaj, pasi ndodh shpesh që, pas një ndryshimi të pozicionit ose kompanisë, përdoruesi të harrojë të përditësojë pozicionin e tij të punës në LinkedIn. Në këtë rast, këshillohet ta kontaktoni atë personalisht ose me email, duke kërkuar që të modifikoni këtë seksion të profilit.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations