Visa sjell transfertat në kohë reale në Shqipëri me Visa Direct
Visa ka aktivizuar në tregun tonë shërbimin Visa Direct, që u mundëson individëve, bizneseve dhe institucioneve të dërgojnë dhe të marrin fonde menjëherë, vetëm me një numër telefoni ose të dhëna karte pagese.

Në një moment kur vlera e tregut global të pagesave në kohë reale pritet të arrijë 34.16 miliardë dollarë deri në fund të vitit, përdoruesit në Shqipëri mund të kryejnë transferte brenda vendit ose ndërkufitare direkt nga aplikacioni i bankës në celular ose faqja zyrtare online. Transfertat përfundojnë në pak sekonda, duke ofruar një përvojë më të thjeshtë dhe të sigurt sesa metodat tradicionale.

“Sot, me Visa Direct, ne sjellim një mënyrë të re për të përmbushur detyrimet financiare me shpejtësi maksimale dhe nivelin më të lartë të sigurisë. Inovacioni ynë synon të përshtatet me nevojat në ndryshim të përdoruesve,” tha Ana Drašković, Zëvendëspresidente dhe Drejtuese e Përgjithshme e Visa për Evropën Juglindore.

Në thelb të Visa Direct qëndron platforma globale VisaNet, e cila gjatë 25 viteve të fundit ka përpunuar mbi 3.3 trilionë transaksione në më shumë se 200 vende dhe territore. Falë mekanizmave të shtresuar të mbrojtjes së të dhënave dhe inteligjencës artificiale për parandalimin e mashtrimeve, çdo transferte kryhet me siguri maksimale.

Përtej saj, lansimi i këtij shërbimi forcon infrastrukturën digjitale financiare në Ballkan, duke u bërë një alternativë e besueshme për bizneset e vogla e të mesme që kërkojnë likuiditet të shpejtë, si dhe për konsumatorët që dëshirojnë kontroll më të mirë mbi financat personale. Visa Direct vepron gjithashtu si një nxitës për reduktimin e ekonomisë informale dhe për transparencën e transaksioneve, me ndikim pozitiv në rritjen e PBB-së vendase.

Që nga debutimi i tij në 2013, Visa Direct ka zgjërirë mbulimin në mbi 190 tregje globale, duke lidhur 11 miliardë përdorues në 160 monedha të ndryshme. Në Shqipëri, ky shërbim vjen për të revolucionarizuar mënyrën se si pagesat kryhen dhe menaxhohen, duke i vendosur përdoruesit në qendër të inovacionit financiar.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations