Zbulo përvojën më të plotë të argëtimit televiziv me përfitime që bëjnë diferencën
Samsung prezanton një revolucion të vërtetë në argëtimin televiziv me linjën e re të televizorëve Neo QLED 4K 2025, një kombinim inovativ mes teknologjisë Vision AI dhe fuqisë së Quantum Dot. Tani është koha ideale për të shndërruar ambientin e shtëpisë tuaj në një kinema inteligjente dhe të personalizuar, ku çdo përmbajtje vjen në jetë me cilësi superiore.

 

Teknologji që tejkalon pritshmëritë
Samsung Neo QLED 4K 2025 është krijuar për të ofruar një eksperiencë vizuale që impresionon çdo shikues. Teknologjia Quantum Matrix me Mini LED siguron ngjyra ultra-precize dhe ndriçim brilant. Quantum Dot riprodhon 100% të volumit të ngjyrave, duke bërë që çdo skenë, nga dokumentarët natyrorë te ndeshjet sportive, të duken mahnitësisht reale.

Në qendër të këtyre modeleve inovative qëndron Samsung Vision AI, një sistem inteligjent që analizon në kohë reale imazhin, zërin dhe sjelljen tuaj për të krijuar një eksperiencë plotësisht të personalizuar. Opsioni Click to Search ju mundëson të mësoni menjëherë detaje mbi aktorët që shfaqen në ekran, ndërsa Live Translate ofron përkthim të menjëhershëm të titrave.

Përdoruesit e pajisjeve Galaxy mund të shijojnë edhe veçorinë Universal Gestures, që u mundëson të kontrollojnë televizorin përmes lëvizjeve të dorës duke përdorur Galaxy Watch, duke sjellë një integrim unik dhe dinamik.

 

Tre seri, pafund mundësi Samsung ka krijuar linjën më të gjerë të Neo QLED 4K, me tre seritë kryesore të modelesh:

  • QN90F (43” – 115”): Pajisur me procesorin NQ4 AI Gen3, ofron 4K upscaling të avancuar, Neo Quantum HDR+, teknologjinë Glare-Free dhe Motion Xcelerator 165Hz, perfekte për lojëra dhe filma intensivë.

  • QN80F (55” – 100”) dhe QN70F (55” – 85”): Me procesorin NQ4 AI Gen2, ofrojnë imazh të optimizuar me AI, përpunim të menjëhershëm 4K dhe Motion Xcelerator 144Hz për lojtarë dhe fansa të argëtimit me aksion.

Të gjitha modelet përdorin sistemin e ri operativ Tizen One UI, duke sjellë një ndërfaqe të pastër dhe intuitive, të përshtatshme për çdo anëtar të familjes që dëshiron të ketë profilin e vet dhe rekomandime specifike për shijet e tyre.

 

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations