Shto trafik, konverto, rrit të ardhurat - janë fiks Reklamat Native
Interesin tonë e kuptojnë nëpërmjet artikujve që lexojmë, faqet që ndjekim, portalet që viziojme, keywords që kërkojmë, e më pas në bazë të këtyre interesave, sigurisht edhe të disa të dhënave demografike, ata na tregojnë si reklamë fiks atë produkt që po kërkonim. Quhen Native Ads, e tashmë nuk është vetëm një ekskluzivitet i të mëdhenjve.

Shto trafik, konverto, rrit të ardhurat - janë fiks Reklamat Native

https://www.youtube.com/watch?v=Omt-YWeWir8

Sa kohë shpenzon në rrjetet sociale? Po në portale? Për cfarë interesohesh më tepër? Ja psh mua ma do puna që në rrjetet social të shpenzoj një kohë të konsiderueshme, po të ‘pyesësh’ telefonin tim unë shpenzoj afërsisht 2 orë e 30 minutaInstagram, Facebook, Youtube dhe Internet. Jam e sigurt që kjo është një mesatare e zakonshme për këdo të ndaloja e ta pyesja. 

Pra nëse do të bënim një paralelizëm me një nga format tradicionale sic është televizioni, secili nga ne cdo ditë shikon me shumë vemëndje një Show nga ato të gjatët në prime time.  

Ja pikërisht prej kësaj kohës tonë të shpenzuar në internet dhe social media, që kolosë si Facebook, Instagram, Youtube, Google gjenerojnë të ardhurat e tyre. Sa më shumë kohë ne shpenzojmë në to, aq më mirë ata na shesin produktet që ne dëshirojmë. Por si e bëjnë këtë? Duket si një situatë win-win. 

Interesin tonë e kuptojnë nëpërmjet artikujve që lexojmë, faqet që ndjekim, portalet që viziojme, keywords që kërkojmë, e më pas në bazë të këtyre interesave, sigurisht edhe të disa të dhënave demografike, ata na tregojnë si reklamë fiks atë produkt që po kërkonim.  

Quhen Native Ads, e tashmë nuk është vetëm një ekskluzivitet i të mëdhenjve.


Boost.al, një kompani shqiptare, ka bërë bashkë portalet më të vizituara në vend dhe na jep ne si reklamues mundësinë që reklamën për produktin, shërbimin dhe promocionin që kemi ta shfaqim fiks aty ku duhet. Në ato portale vendase, ku audienca jonë e synuar është duke lexuar një artikull që përshtatet me promocionin tonë. 

Ja psh nëse unë sëbashku me ekipin tim do të vendosnim të startonim një fushatë për Shpi.al në portalet lokale, atëhere që të zgjidhnim ato portale që shkruajnë për dekore shtëpie, për lifestyle, për trendet e ndërtimit në vend, për pozitiven dhe të ardhmen në tërësi. I shmangemi kronikave e kur mundemi edhe Politikës, pak e vështirë me këtë të fundit.  

Sigurisht mund ta bëja edhe  me Google, por kemi vendosur të jemi krah startup dhe kompanive lokale, për aq kohë sa zgjidhja është optimale dhe më e mirë pse jo edhe në kosto.  

Boost.al - shto trafik, konverto, rrit të ardhurat - për fushata sa më të suksesshme. 

Provoje tani dhe më thuaj!

XOXO

Adela

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations