views
Me ndihmen e G.Kavasaki ju tregoj si:
Gjate seancave me mentore te huaj, apo edhe ato ku kam qene vet mentor, pyetja me e shpeshte ka qene gjithnje: “Ku mund ti gjej leket?”. Kjo pyetje, apo edhe versione te saj me te njejtin thelb, ka qene, edhe eshte, nje konstante ne ekosistemin tone te sipermarrjes. Tek “Te gjithe ato qe nuk dini mbi financimin e startupeve por qe ju vjen zor te pyesni…” preken perciptas disa menyra financimi.
Procesi i gjetjes se fondeve eshte nje e “keqe e domosdoshme” e cdo sipermarrje. Sic edhe eshte shpjeguar ne artikullin e siper, duke kursyer (bootstrapping) mund te ulesh masen e financimit te kerkuar (nese je me fat edhe ta shmangesh), por nese deshiron te rrisesh kompanine, ne nje pike te caktuar te ciklit te jetes do te duhet te kerkosh financim.
Financimi
Vite me pare biznesi ishte privilegj vetem i personave te pasur, te cilet kur kishin nevoje per investime mund ta benin nepermjet pasurive te tyre (duke i lene si kolateral) ose fale rrjetit me miq te pasur… Me pas, me shfaqjen e VC edhe nje kategori e caktuar sipermarresish qe kishte aftesi prezantimi dhe pauerpointi mundi te gjeneronte financime. Ajo qe ndryshoi rregullat e lojes ndodhi ne vitin 2007, kur lindi koncepti i ri “Crowdfounding” me shfaqjen e platformave si Indiegogo dhe Kickstarter. Procesi kapi kulmin e demokratizimit; tashme financimi nuk eshte me privilegj i klases se pasur te shoqerise.
Ne Shqiperi, bizneset e para u ndertuan nga ata qe ne fillim te viteve ’90 riskuan te “vinin bast” ne permbushjen e nevojave te paplotesuara te tregut. Kush me fonde te hequra menjane, kush me investime ne valute e kush me borxhe nga te afermit. Me vone, perpos kesaj menyre u shtua dhe financimi me kredi tregtare nga bankat e nivelit te dyte. Ditet e sotme, ndonese eshte me e lehte te marresh nje kredi, fitosh nje grant shteteror ose nga donatore te ndryshem, te financuarit nga kursimet, familja apo miqte, mbetet menyra me e perhapur e financimit per sipermarrjet e vogla dhe te mesme.
Crowdfounding si Alternative…
VC nuk mund te parashikojne kurre nese nje produkt ne faze ideje do te shese apo jo, por ne nje projekt “Crowdfounding” “vota” e njerezve me parate e veta duket se merr me shume vlere se ajo me parat e fondit te pensioveve te dikujt tjeter…
Qe te fillosh nje fushate financimi nga publiku, “Crowfounding” duhet te kesh si fillim nje projekt, keshillohet fitim-prures.
- Te krijosh nje video, pershkrim te detajuar, planifikosh shperblime dhe perditsime te vazhdueshme te financuesve. Financuesit e tu, jane gjithashtu klientet e tu te pare.
Nga ata do te marresh feedback, nderkohe qe te duhet ti trajtosh si kliente, ndoshta dhe me mire, pasi jane te paret qe besojne ne sipermarrjen tende!
- Financuesve ne “Crowfounding” ne vend te nje pjese te kekut ti i shet sherbime, produkte apo privilegje qe nuk ekzistojne. (ne Kickstarter mund te shesesh privilegje si p.sh. shkrimi i nje dialogo ne nje skete te filmit tend)
- Fushata me pas duhet bere sa me shume te jete e mundur publike… ne rrjete sociale apo deklarata per shtyp. Cdo mjet qe jep vizibilitet eshte i lejuar… Nese produkti apo sherbimi yt eshte “cool” njerzit do ta perqafojne… Natyra njerezore eshte e tille qe i ben njerezit te deshirojne gjerat “cool” perpara te tjereve… dhe nje fushate “Crowfounding” e lejon kete.
- Njerzit e financojne fushaten tende, sa me shume financime merr, aq me popullore behet ajo ne platformen qe po perdor. Sa me popullore fushata, aq me shpesh u del si sugjerim investimi personave qe investojne.
- Permbushn detyrimet tuaja (ofro produktet/sherbimet e premtuara) dhe ne nje bote ideale, tashme ti ke nje sipermarrje te suksesshme.
Sado demokratizim solli “Crowfounding”, ajo nuk mund te jete e njesoj e aplikueshme per te gjithe industrite/sektoret.
Si rrjedhoje, nje fushate “Crowfounding” eshte me e aplikueshme (me e suksesshme) per mallra konsumi. Aparaturat, aksesoret, lojrat apo veshjet jane mallra qe nxisin blerjet impulsive. Blerjet on-line (sic eshte investimi ne nje fushate “Crowfounding” pergjithsisht jane blerje impulsive). Gjithashtu fushatat ne Indiegogo apo Kickstarter mund te jene te suksesshme edhe per produkte artistike si filma, video, apo fushata bamiresie.
“Crowfounding” eshte me pak e aplikueshme ne fushata softesh, bio-teknologji, softe kompanish (CRM, etj).
Sipas TechCrunch, Kickstarter ne vitin 2013 pati investime nga mbi 3'000'000 persona, nga mbi 200 shtete, per nje total prej 480'000'000 USD. 19'911 projekte rezultuan te suksesshme (objektivi i financimit u arrit ose tejkalua). Sipas Gaj Kavasakit, ky numer eshte afersish 6 here me i madh se totali i investimeve te VC ne po te njejtin vit. A nuk eshte ky demokratizim?
Edhe se ka investime si Pebble qe ne vitin 2012 perfitoi 10'266'000 USD, “Crowfounding” pergjithsisht funksionon per projekte te vogla qe kerkojne 50–100'000 maksimumi 250'000 USD, shuma qe VC ne SH.B.A. i konsiderojne te vogla per te investuar.
Edhe se nuk do te financohesh me miliona dollare, ky proces ka disa pika pozitive kur e krahason me investimet nga investitoret (VC, Engjej, apo FFF). Nuk mendoj se mos perfitimi i miliona dollareve perben ndonje problem per sipermarresit e rinj shqiptar. Cdo dite jam ne dijeni te gjithnje e me shume rasteve ku vetem 3'000–5'000 EUR mjaftojne per te filluar biznesin).
- Procesi eshte me i lehte se te kerkosh financim nga VC. Ne SH.B.A.
Procesi i financimit nga VC mund te jete ekuivalent i nje punonjesi 6 muaj full-time; - Nuk ka nevoje per nje proces due-diligence;
- Nuk ka diluim te kuotave te pronesise;
- Nuk duhet te raportosh para investitoreve apo bordit.
- Sherben si nje prove perpara tregut. Nese projekti financimit nuk ecen, edhe se cdo gje eshte bere sic duhet, mund te te duhet te rishikosh ate cka ofron.
- Edhe se nuk eshte mire, nuk ke asnje detyrim ligjor te perfundosh projektin. Nese kostot e parashikuara tejkalojne planifikimet, sipermarrja mund te deshtoje.
Fushata e DENTEM ne Indiegogo Burimi: Business Magazine Albania dhe Digital Spoiler
Si te krijosh nje fushate
- Krijo nje video…dhe beje super! Coolest Cooler
- Trego nje histori… Dentem ishte rrjedhoje e dentistit te Alenit qe i ishte djegur hard disku.
- Krijo paketat e shperblimit sa me terheqese… Jane ato qe shiten… jane ato qe bindin nje perdorues platforme te bleje nje produkte apo sherbim qe ende nuk ekziston.
- Bej dhe ndaj buxhet; sebashku me time-line (tashme e perfshire ne platforma) eshte nje mjet i rendesishem qe krijon besueshmeri. Njerezit duan te dine se si do te perdoren parate e tyre dhe kur pritet te marrin paketen.
- Perdor rrjetet sociale, TV, Radion, miqte, influencerat, mail listat, cdo gje qe te mundesh per ta perhapur fushaten…
Por ndihme me te detajuar per te gjithe ceshtjet teknike dhe kreative qe do te hasni mund ta gjeni ne rubrikat respektive te Kickstarter-it dhe Indigogo-s.
Comments
0 comment