
views

Pas viteve të tëra dhe mijëra përmirësimeve në dizajn dhe inxhinieri, pajisjet e palosshme Galaxy jo vetëm që e kanë përmbushur këtë objektiv, por kanë vendosur një standard të ri në inovacionin mobil të palosshëm.
Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7 janë pajisjet më të holla, më të lehta dhe më të avancuara të palosshme që Samsung ka prezantuar ndonjëherë.
Përmasa ideale për xhepin tuaj
Galaxy Z Flip7 është mjaft kompakt, falë përmasës së të tij vetëm 6.5 mm i hollë kur hapet dhe 13.7 mm kur mbyllet, duke e bërë të përshtatet lehtësisht në çdo xhep. Falë teknologjisë me qark të dendur dhe baterisë me kapacitet më të lartë, ky model ofron performancë më të madhe pa kompromentuar dizajnin e hollë dhe të sofistikuar.
Ndërkohë, Galaxy Z Fold7 është pothuajse gjysma e trashësisë së modelit të parë Fold, me vetëm 8.9 mm kur është i palosur dhe 4.2 mm kur hapet. Ky reduktim prej 48%, i kombinuar me një ekran më të gjerë dhe më të ndritshëm dhe raportin e ri të pamjes 21:9 të ngjashëm me një smartphone klasik, sjell një pajisje të palosshme që është njëkohësisht e lehtë për t’u mbajtur dhe intuitive në përdorim.
Më shumë forcë, më pak hapësirë
Galaxy Z Fold7 prezanton menteshën Armor FlexHinge të gjeneratës së tretë, që është 27% më e hollë dhe 43% më e lehtë se paraardhësja e saj. Përmirësimet kryesore përfshijnë:
• Elemente më të holla për rrotullim dhe mbështetje, që rezultojnë në një menteshë më të vogël në madhësi, por me forcë të ruajtur.
• Përbërës të rinj prej aliazhesh që rrisin forcën e qëndrueshmërisë mbi 14%, duke lejuar që mentesha të përballojë më mirë palosjet e përsëritura.
• Funksione të ndara mbështetëse dhe rrotulluese, që shtojnë stabilitet strukturor dhe fleksibilitet më të madh në dizajn.
• Një krah që hapet më gjerë siguron një ekran më të sheshtë dhe më të pastër për një eksperiencë më premium shikimi.
Galaxy Z Flip7 ka menteshë FlexHinge më të hollë të Samsung deri më tani, 29% më e holla se ajo në Galaxy Z Flip6, duke ofruar mbështetje të plotë për FlexMode dhe qëndrueshmëri të lartë për përdorim të përditshëm.

Ekrane më të hollë, më të forte
Ekrani është një gur themeli i inovacioneve hardware të Galaxy Z Fold7, me fokus në qëndrueshmëri më të madhe, duke siguruar që pajisja të jetë më e lehtë dhe më e hollë:
• Trashësia e ekranit është reduktuar mbi 39% përmes ripërpunimit të plotë të strukturës së panelit dhe futjes së materialeve të avancuara.
• Struktura prej titanit zëvendëson fibrën e karbonit, duke përmirësuar qëndrueshmërinë me 64% dhe rezistencën ndaj ndikimeve.
• Profil më i hollë arrihet përmes ridizajnimit të shtresës së panelit, që përthith më mirë stresin e jashtëm dhe garanton qëndrueshmëri të vazhdueshme.
• Ultra Thin Glass - UTG është 50% më i trashë se ai i Galaxy Z Fold6, për një shenjë palosjeje më të butë dhe më pak të dukshme, si dhe performancë të përmirësuar.
Me Galaxy Z Flip7, Samsung ruan dizajnin ikonik të serisë Z Flip, por ofron më shumë fuqi në një paketë më të vogël:
• Një ekran i ri Infinity Cover nga cepi në cep heq "notch"-in e zi, duke ofruar më shumë përmbajtje dhe pamje më të pastër.
• Kamera HID është vendosur saktësisht në cep, duke ruajtur pamjen të pastër dhe simetrike.
• Korniza e ekranit është zvogëluar nga 3.94 mm në 1.25 mm, një reduktim prej 68%, që e bën Galaxy Z Flip7 me kornizën më të hollë të ekranit në botë për një pajisje të palosshme.

Kamera profesionale për imazhe të pastra
Galaxy Z Fold7 ofron një përvojë kamerash në nivel ultra, duke sjellë teknologjinë e flagship në një dizajn të hollë dhe të lehtë.
• Kamera e parë me kënd të gjerë 200 MP në një pajisje të palosshme, e mundësuar nga një aktuator i ri i hollë dhe një ridizajn i plotë strukturor.
• Moduli i kamerës është zvogëluar me 18% dhe janë kryer afërsisht 30,000 simulime, duke rezultuar në kamerën 200 MP më të hollë në një pajisje të palosshme, pa sakrifikuar cilësinë e imazhit.
Në Galaxy Z Flip7, moduli i kamerës është rindërtuar nga themeli, duke ofruar cilësi imazhi të nivelit flagship në një trup më të hollë. Për të arritur një dizajn më të hollë, ndërkohë që ruhet performanca e lartë, Samsung ka thjeshtuar strukturën e brendshme të të gjithë modulit, duke përfshirë një aktuator më të vogël që siguron autofocus me performancë të lartë dhe më pak volum.
Materiale më të forta, ndjesi më e lehtë
Samsung ka forcuar profilin e hollë të Galaxy Z Fold7 me materiale më të forta dhe më të avancuara. Ekrani mbulesë tani përmban Corning® Gorilla® Glass Ceramic 2, që është 30% më i fortë në qëndrueshmëri materiale se gjenerata e mëparshme. Për më tepër, korniza dhe mbulesa e menteshës janë përmirësuar me Advanced Armor Aluminum, një material që është 10% më i fortë se Armor Aluminum-i që u përdor në Galaxy Z Fold6.
Në përfundim
Çdo menteshë, shtresë ekrani dhe komponent kamerash brenda Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7 janë ridizajnuar me një qëllim: t’u ofrojnë konsumatorëve një pajisje të palosshme të rafinuar, që përdoret me lehtësi si çdo smartphone premium.
Mirë se vini në një epokë të re fuqie që përshtatet në xhepin tuaj.
Comments
0 comment