Përse kompanitë teknologjike po largojnë punonjësit nga puna? Çfarë fshihet pas këtyre veprimeve?
Kompanitë e mëdha kanë shkurtuar punonjësit për arsye të ndryshme, por me temë të përbashkët.

E para që paralajmëroi shkurtime të vendeve të punës ishte Amazon, njoftim i cili erdhi nga postimet në Linkedin nga vetë punonjësit e pushuar nga puna.

Më pas, vetë shefi i Amazon, Dave Limp, njoftoi: "Më vjen keq, por do duhet të humbasim amazonianë të talentuar”. Më pas në të gjithë industrinë e teknologjisë, si Tëitter, Meta, Coinbase dhe Snap, punëtorët njoftuan se ishin në kërkim të mundësive të reja për punë. Deri më  tani në mbarë botën, më shumë se 120,000 vende pune janë humbur, këtë e bën me dije faqja e internetit Layoffs.fyi, e cila gjurmon shkurtimet e vendeve të punës në teknologji.

Kompanitë e mëdha kanë shkurtuar punonjësit për arsye të ndryshme, por me temë të përbashkët.

Ndërsa jeta jonë u zhvendos në internet gjatë pandemisë, bizneset e gjigantëve të teknologjisë lulëzuan dhe drejtuesit besuan se kohët e mira për ta do vazhdonin.

Kompania Meta, për shembull ka punësuar më shumë se 15,000 njerëz në nëntë muajt e parë të këtij viti ndërkohë tani që drejtuesit që njoftojnë shkurtimet kanë thënë se kanë llogaritur gabim këtë shifër.

“Unë mora vendimin për të rritur ndjeshëm investimet tona”, tha shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg për punonjësit e Meta, teksa pushoi 13% të tyre.“Fatkeqësisht, kjo nuk shkoi ashtu siç prisja”.

Nryshimet në treg!

Reklamat në internet janë burimi kryesor i të ardhurave për shumë firma teknologjike, por për biznesin e reklamave, duket se po vijnë ditë të errta. Firmat janë përballur me kundërshtime në rritje ndaj praktikave ndërhyrëse të reklamave. Për shembull, Apple e bëri më të vështirë gjurmimin e aktivitetit të njerëzve në internet dhe shitjen e të dhënave reklamuesve.

Duke parë rënien e interesit shumë firma ulën buxhetet e tyre të reklamimit në internet. Në sektorin e teknologjisë financiare, rritja e normave të interesit ka goditur edhe kompanitë.

"Ka qenë vërtet një tremujor zhgënjyes i fitimeve për shumë nga kompanitë e mëdha të teknologjisë," tha analisti i teknologjisë Paolo Pescatore i PP Foresight. "Askush nuk është imun në treg."

Edhe Apple ka sinjalizuar kujdes, me shefin ekzekutiv Tim Cook duke thënë se firma ishte "ende duke punësuar", por vetëm në "bazë të qëllimshme".

Amazon i atribuoi shkurtimet e vendeve të punës për shkak të një "mjedisi të pazakontë dhe të pasigurt makroekonomik", duke e detyruar atë të jepte përparësi në atë që kishte më shumë rëndësi për klientët. "Si pjesë e procesit tonë vjetor të rishikimit të planifikimit operativ, ne gjithmonë shikojmë secilin prej bizneseve tona dhe atë që besojmë se duhet të ndryshojmë," tha zëdhënësja Kelly Nantel.

"Ndërsa e kemi kaluar këtë, duke pasur parasysh mjedisin aktual makroekonomik (si dhe disa vite të punësimit të shpejtë), disa ekipe po bëjnë rregullime, që në disa raste do të thotë se disa role nuk janë më të nevojshme pasi vetë sistemi teknologjik i avancuar përjashton jo pak herë forcën punëtore.”

Në një letër të hapur drejtuar Alphabet, kompania mëmë e Google dhe YouTube, investitori aktivist Sir Christopher Hohn i kërkoi firmës të shkurtojë vendet e punës dhe t’i paguajë.

Alphabet duhej të ishte më i disiplinuar në lidhje me kostot, shkroi ai, dhe të zvogëlonte humbjet nga projektet si kompania e saj e makinave vetë-drejtuese, Waymo.

Elon Musk është sigurisht i mendimit se ka vend për të ulur kostot në investimin e tij të fundit, Twitter i cili ka luftuar ose të sjellë një fitim ose të tërheqë përdorues të rinj. Shtuar kësaj, shumë komentues argumentojnë se Musk ka paguar mbi shanset për firmën dhe presioni është në rritje për ta bërë investimin e tij të vlefshëm. Ai pushoi nga puna gjysmën e punonjësve të firmës. Sipas raporteve të mediave amerikane, Musk i tha stafit se duhej t'i përkushtoheshin një kulture "hardcore" të "orëve të gjata me intensitet të lartë" ose të largoheshin.

Investitorët gjithnjë e më shumë i shohin pagat e larta dhe përfitimet që disa gëzojnë në industri si të paqëndrueshme.

Mike Morini, nga WorkForce Software i cili ofron mjete të menaxhimit dixhital tha se dukej se ishte një pikë kthese. "Industria e teknologjisë po del nga një periudhë rritjeje me çdo kusht," tha ai. Pushimet nga puna mund të jenë gjithashtu fillimi i bizneseve të reja pasi staf i talentuar, i braktisur nga firmat e mëdha bashkohet ose krijon biznese të reja.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations