views
Ashtu si një udhëtim ndërgalaktik që nis nga rruga dhe arrin përtej qiellit për të prekur yjet, projekti i Lamborghini kombinon teknologjinë e industrisë së automobilave me hapësirën.
Në bashkëpunim me artistin Fabian Oefner, Lamborghini ka zhvilluar 5 vepra arti, të cilat tashmë mund t'i gjejmë në ankand. Punimet përbëhen nga një element fizik dhe një komponent NFT.
Çelësi Hapësinor ky është emri i projektit, ai ka hapësirën si temë dhe është i përbërë nga një fragment i materialit kompozit të avancuar me fibër karboni që ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm.
Lamborghini dhe NFT: një udhëtim drejt yjeve
Puna dixhitale, e cila mund të aksesohet përmes kodit QR, përbëhet nga një seri fotografish të një Lamborghini Aventador Ultimae, që fluturon drejt yjeve.
Imazhet e formuara nga momente të vetme brenda disa sekondash nga njëra-tjetra, portretizojnë makinën teksa ngrihet nga sipërfaqja e tokës. Pjesët e tij, motori, transmisioni, pezullimi dhe qindra dado e bulona fluturojnë jashtë kornizës sikur të ishin flaka e një rakete.
Artisti ka kapur më shumë se 1500 pjesë individuale të një makine të vërtetë. Fotografia e lakimit të Tokës u bë duke dërguar një balon metereologjik të pajisur me një aparat fotografik në skajin e stratosferës.
Fabian Oefner ndan njohuritë e tij mbi kuptimin intim të veprës së artit, duke zbuluar se ai ishte frymëzuar nga fëmijëria e tij, duke u rritur me imazhet e anijes kozmike që nisej në qiellin e natës. Një vepër që shikon nga e ardhmja por që nis nga kujtimet e secilit prej nesh.
Magjepsëse, apo jo?
Comments
0 comment