Automjetet Tesla së shpejti do të kenë video-konferenca Zoom
Zoom po punon me Tesla për të sjellë video-konferenca në automjetet e saj.
Njoftimi, i bërë në konferencën “Zoomtopia 2022”, nuk u ndal shume ne detaje. Por sipas menaxheres së produktit të grupit Zoom, Nitasha Walia, funksioni i videokonferencave "do të vijë standard në të gjitha modelet e reja të Tesla së shpejti".

“Ju keni bërë lidhjen me Zoom nga shtëpia, zyra, telefoni dhe madje edhe televizori juaj”, tha të martën Nitasha Walia, menaxhere e produkteve të grupit në Zoom Video Communications. "Ne do ta bëjmë edhe më të lehtë për ju lidhjrn me Zoom nga kudo."

Ajo që është e paqartë është se çfarë do të thotë Zoom "vjen standard në të gjitha automjetet e reja Tesla". A do të kërkojë ky integrim harduer shtesë në automjetet e Tesla-s apo mund të përdoret kjo veçori nëpërmjet një përditësimi softuerësh? Dhe kur?

Tesla ka vazhduar të shtojë veçori në sistemin e saj info-argëtues të krijuar për të argëtuar shoferin ose pasagjerët e saj ndërsa janë parkuar diku, me gjasë në një karikues EV. Automjetet e saj, të cilat të gjitha kanë ekrane të mëdha me prekje, mund të transmetojnë Netflix dhe YouTube, kanë karaoke dhe ofrojnë një mori videolojërash, duke përfshirë Fallout Shelter, Cuphead dhe Stardew Valley.

Të gjitha këto veçori argëtuese, si dhe përmirësime të lidhura me performancën, janë prezantuar nëpërmjet përditësimeve të softuerit me valë.

 

Zoom njoftoi një numër produktesh dhe shërbimesh të reja në konferencën e tij vjetore, duke përfshirë lëshimin beta të softuerit të postës elektronike dhe kalendarit dhe një partneritet me AMC Theaters për të lançuar Zoom Rooms vitin e ardhshëm. Ky produkt i Zoom Rooms do t'i lejojë kompanitë të transmetojnë takime të Zoom në kinema.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations