Samsung Galaxy të rinj, S22 dhe S22+ ofrojnë përvoja revolucionare me  kamerën, Ditën dhe Natën
Krijoni, shkrepni dhe ndani momentet tuaja më të bukura me veçoritë e përmisuara AI të kamerës në seritë më të fundit Galaxy S

Samsung Electronics zbuloi sot Galaxy S22 dhe S22+, dy pajisje flagship që çojnë në një tjetër nivel kreativitetin dhe aftësinë për të shprehur veten. Galaxy S22 dhe S22+ prezantojnë kamera dinamike me përpunim të avancuar inteligjent të imazhit për ta bërë çdo moment epik. Të ndërtuara me një dizajn të guximshëm dhe të qëndrueshme, Galaxy S22 dhe S22+ janë krijuar për të qenë në të njëjtën kohë të bukur dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit.

“Kamera e smartphone-ve tanë ka transformuar mënyrën se si ne krijojmë, ndajmë dhe komunikojmë. Nëpërmjet fotove dhe videove, ne shprehim veten tonë dhe lidhemi me njerëzit për të cilët kemi interes e kujdesemi,” tha TM Roh, President dhe Shef i Biznesit MX (Mobile Experience) të Samsung Electronics. "Kjo është arsyeja pse ne u fokusuam në dizejnimin e pajisjeve tona më të fundit të serisë S me kapacitet novator kamerash që funksionojnë ditën e natën, të mundësuara nga performanca jonë më e mirë celulare deri më tani."

Zotëroni natën me kamerën më inteligjente të Samsung deri më tani

Galaxy S22 dhe S22+ janë krijuar për të ofruar përvoja të një niveli tjetër të kamerës, në mënyrë që njerëzit të mund të lidhen dhe të ndajnë përmbajtje kudo që janë. Me veçoritë e reja revolucionare të Nightography të serisë Galaxy S22 – si sensori 23% më i madh në krahasim me S21 & S21+ dhe teknologjia Adaptive Pixel – kamera juaj është projektuar për të kapur më shumë dritë, për të nxjerrë në pah detaje dhe për të kapur ngjyra që e bëjnë përmbajtjen tuaj të shkëlqejë, edhe në errësirë . Të dy Galaxy S22 dhe S22+ janë ndërtuar me një kamerë kryesore të fuqishme 50MP, tele-lente 10MP dhe lente ultra të gjerë 12MP, në mënyrë që të shkrepni gjithmonë fotografitë me cilësinë më të lartë. Kur të regjistroni video me miqtë, veçoria e re Auto Framing   zbulon dhe gjurmon deri në 10 persona duke rregulluar automatikisht fokusin e kamerës, në mënyrë që kamera juaj t'i kapë qartë të gjithë. Të dyja pajisjet vijnë me teknologjinë e avancuar VDIS e cila minimizon dridhjet, që ju të kapni pamje të pastra dhe të mprehta edhe kur jeni në lëvizje.

Galaxy S22 dhe S22+ janë gjithashtu të pajisura me teknologjinë më të fundit AI të Samsung që i çon fotot tuaja në një nivel tjetër. Është e lehtë të shkrepësh fotografi të përsosura 'portret' me AI Stereo Depth Map-in e ri. Portretet tuaja do të duken më mirë se kurrë, madje edhe detajet më të vogla duken mjaft të qarta falë një algoritmi të sofistikuar të AI. E njëjta gjë vlen edhe për katërputrakun tuaj të preferuar: Portrait Mode i ri i Galaxy S22/S22+ parandalon që qimet e kafshëve shtëpiake të përzihen në sfond, kështu që ju do t'i bëni fotot më të bukura kafshëve tuaja.

Fuqi dhe performancë që ecin paralelisht me jetën tuaj

Nga puna në shtëpi, Galaxy S22 dhe S22+ janë krijuar për t'ju fuqizuar edhe në ditët më të ngarkuara me procesorin e parë 4nm në një smartphone Galaxy, duke ofruar performancë të pakrahasueshme për të gjitha nevojat tuaja të transmetimit dhe produktivitetit. Për më tepër, analiza e 'sjelljes së rrjetit' përmirëson performancën e aplikacionit tuaj duke zbuluar automatikisht se cilin aplikacion po përdorni dhe drejtuar më shumë fuqi drejt këtij aplikacioni – kështu që navigimi në web dhe aplikacione nuk ka qenë kurrë më i lehtë.

Një procesor me shpejtësi rrufe kërkon fuqi që të mbajë ritmin. Galaxy S22 është ndërtuar me një bateri të fuqishme  që mban gjatë gjithë ditës dhe karikim të shpejtë 25 W  që nuk të ngadalëson kurrë. Galaxy S22+ ka një bateri super të fuqishme që mund të zgjasë edhe më shumë se një ditë me një karikim të vetëm. Galaxy S22+ ofron gjithashtu karikim super të shpejtë 45 W, në mënyrë që mos t'ju duhet të prisni gjatë që telefoni juaj të karikohet.

Të shikuarit një film ose serial do të jetë edhe më mirë me ekranet e bukura të Galaxy S22 dhe S22+. Të dyja pajisjet vijnë të pajisura me një ekran adaptiv Dynamic AMOLED  2x, i krijuar për t'ju ofruar më të mirën gjatë lojërave dhe shikimit të filmave e jo vetëm. Pavarësisht nëse zgjidhni ekranin premium 6,1 inç të Galaxy S22 ose 6,6 inç  të Galaxy S22+, çdo ekran është ndërtuar me teknologjinë inteligjente Vision Booster që rregullon automatikisht ekranin me ndriçimin rreth jush dhe rrit kontrastin e ngjyrave, në mënyrë që të shijoni pamjen më të mirë të mundshme të përmbajtjes suaj. Plus, përmirësimet e performancës së hardware-it kanë përmirësuar ndriçimin e ekranit - S22 ka një shkëlqim maksimal prej 1,300nit ndërsa S22+ përmban një maksimum prej 1,750nit.

S22 dhe S22+ gjithashtu do të sigurojnë që ju të qëndroni gjithmonë të lidhur dhe bashkëpunues. Nëpërmjet një partneriteti me Google, shijoni Google Duo  live sharing  për të parë fotot në Galerinë tuaj me miqtë ose për të shkruar shënime takimesh me kolegët në Samsung Notes – edhe kur jeni larg.

Dizajn në përsosmëri dhe i ndërtuar për të zgjatur

Të dy Galaxy S22 dhe S22+ shfaqin dizajnin ikonik të serisë S, aq të preferuar nga fansat Contour-Cut. Për të krijuar një pamje më të hijshme dhe më të rafinuar, Samsung i ndërtoi të dyja pajisjet me një ekran të sheshtë të veçantë, të kompletuar me një xham luksoz. Tani, hapësira e kamerës së Serisë S është projektuar që të përputhet me ngjyrën e trupit të pajisjes me një kornizë metalike të hollë dhe simetrike. Rezultati është një dizajn i balancuar, i unifikuar që është modern dhe i hijshëm. Të dy Samsung Galaxy S22 dhe S22+ janë në dispozicion në ngjyrat: e zezë, e bardhë, jeshile dhe rozë e artë .

Ky dizajn mahnitës është ndërtuar për të zgjatur: Seria Galaxy S22 prezanton pajisjet celulare më të qëndrueshme të Samsung deri më tani. Galaxy S22 dhe S22+ janë modelet e para të serisë S të prodhuara me Armor Aluminium – korniza jonë më e fortë e aluminit, kështu që mund ta merrni telefonin tuaj kudo të jeni. Seritë Galaxy S22 janë gjithashtu smartphone-t e parë që kanë Corning® Gorilla® Glass Victus®+ të ri. Pajisjet e Serisë S22 janë të pajisura me këtë xham të fortë në pjesën e përparme dhe të pasme, kështu që mund të shqetësoheni më pak për rëniet aksidentale.

Por ne e dimë se qëndrueshmëria e vërtetë nuk ka të bëjë vetëm me hardwarin. Si pjesë e angazhimit tonë për t'u dhënë përdoruesve performancën dhe përvojën më të mirë të mundshme në celular, e gjithë seria Galaxy S22 do të mbështetet nga deri në katër gjenerata të upgrade-ve të sistemit operativ Android . Tani miliona përdorues të Galaxy mund të përfitojnë veçoritë e fundit të sigurisë, produktivitetin dhe veçoritë e tjera të reja, për një kohë më të gjatë. Samsung do ta përshkallëzojë këtë përpjekje në të gjithë linjën e produkteve për të siguruar që ju të gjeni plotësisht mbështetje në ekosistemin tuaj Galaxy.

Seria Galaxy S gjithashtu e bën të lehtë personalizimin e telefonit tuajin. Me One UI e ri ju mund të përshtatni ngjyrat e ikonave, miniaplikacionet, paletën e ngjyrave dhe jo vetëm sipas preferencave tuaja personale dhe krijoni një përvojë celulare që pasqyron atë që ju jeni. One UI ju jep gjithashtu qasje të lehtë ndaj një morie emoji, GIF dhe stickers-ave në tastierën tuaj, kështu që ju mund të komunikoni menjëherë saktësisht se si ndiheni pa shtypur asnjë fjalë të vetme .

 

Ndihmoni në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme përmes Galaxy for the Planet

Si pajisja jonë më e ndërgjegjshme ndonjëherë ndaj mjedisit, seria Galaxy S22 është pioniere e teknologjisë celulare që mbështet planetin tonë. Ndotja plastike përbën kërcënim serioz për mjedisin tonë dhe rrjetat e peshkimit të hedhura janë veçanërisht të dëmshme për jetën detare dhe oqeanet tona. Duke bashkëpunuar me organizatat kryesore dhe partnerë, Samsung ndihmon në rikuperimin e rrjetave të peshkimit të hedhura  në oqean dhe i shndërron ato në një material me performancë të lartë për smartphone-t tanë. Rrjetat e peshkimit të hedhura mblidhen përmes partnerit të Samsung që punon me peshkatarët vendas që i mbledhin ato nga Oqeani Indian dhe zonat bregdetare fqinje. Samsung nuk i rikuperon drejtpërdrejt rrjetat e peshkimit nga oqeani.Ky material përmban 20% plastikë të ricikluar  nga rrjetat e peshkimit të hedhura në det. Seria Galaxy S22 gjithashtu përfshin material të ricikluar pas konsumit në modulin e altoparlantit, si dhe pjesët e brendshme të çelësave të energjisë dhe volumit.

Përveç plastikës në oqean, ne përdorim 100% letër të ricikluar për paketimin e Galaxy S22 dhe përfshijmë një film mbrojtës të bërë nga plastika e ricikluar. Çdo smartphone case është projektuar gjithashtu me materiale të certifikuara nga UL, ekologjike për mjedisin  – të tilla si plastika e ricikluar pas konsumit ose substanca me bazë bio. 

Siguri që mund t'i besoni

Seria Galaxy S22 sigurohet nga platforma e fuqishme e sigurisë Knox Vault e Samsung, e cila përfshin një procesor dhe memorie të sigurt që izolon plotësisht të dhënat e ndjeshme si fjalëkalimet, biometrikët ose çelësat e Blockchain nga sistemi kryesor operativ i telefonit. Paneli i privatësisë dhe Treguesi i One UI e bëjnë të lehtë shikimin se cilat aplikacione po aksesojnë të dhënat dhe kamerën tuaj, kështu që ju mund të vendosni nëse do t'i jepni ose refuzoni lejen secilit aplikacion. Seria Galaxy S22 prezanton gjithashtu disa veçori të reja sigurie, duke përfshirë mikro-arkitekturën ARM, e cila parandalon sulmet kibernetike që synojnë sistemin tuaj operativ dhe memorien.

 Plus, Seria Galaxy S22 ju sjell Samsung Wallet[1] – një përvojë e pametë, e përshtatshme dhe e sigurt për ta bërë jetën e përditshme më të lehtë. Samsung Wallet kombinon pagesën digjitale, ID-në, çelësat dhe menaxhimin e aseteve në një hapësirë për të thjeshtuar rutinat tuaja, nga shfaqja e ID-së suaj të studentit deri te përpilimi i dokumenteve të udhëtimit përpara një fluturimi.

 

Qendroni të lidhur me ekosistemin e Galaxy

Krahas serisë së re S22, Samsung po prezanton një linjë krejt të re tabletash dhe një paketë karakteristikash të përditësuara për Galaxy Watch4, në mënyrë që përdoruesit e Galaxy të mund të qëndrojnë të lidhur në çdo aspekt të jetës së tyre. I krijuar për një epokë të re të lidhjes, Galaxy Tab S8 – duke përfshirë Tab S8, Tab S8+ dhe Tab S8 Ultra – është linja më e gjithanshme e tabletëve të Samsung ndonjëherë, e ndërtuar dhe projektuar për të përmbushur nevojat gjithnjë në ndryshim të atyre që punojnë, studiojnë, luajnë dhe krijojnë.

 

Disponueshmëria

Galaxy S22/22+ do të jenë të disponueshëm në tregun Shqiptar me një çmim të rekomanduar me pakicë prej 101.999 Lekë për S22 në versonin 8/128GB, 111.999 Lekë për S22 në versonin 8/256 GB  dhe 125.999 Lekë për S22+ në versionin 8/256 GB. Pajisjet do të jenë të disponueshme në ngjyrat dhe opsionet e memories së mëposhtme:

 

                     Galaxy S22/22+: e zezë, e bardhë, jeshile dhe rozë e artë në 128GB dhe 256GB modele me 8GB RAM.

Për më shumë rreth Galaxy S22 dhe  S22+, ju lutem vizitoni: https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-s22/.

 

***

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

 

Galaxy S22 dhe Galaxy S22+

 

Galaxy S22

Galaxy S22+

Ekrani

6.1 inç FHD+ 

Dynamic AMOLED 2X Display 

Super Smooth 120Hz refresh rate (10~120Hz) 

240Hz Touch Sampling Rate in Game Mode 

Vision Booster

Eye Comfort Shield me kontrollin e dritës blu me bazë AI

6.6 inç FHD+ 

Dynamic AMOLED 2X Display 

Super Smooth 120Hz refresh rate (10~120Hz) 

240Hz Touch Sampling Rate in Game Mode 

Vision booster

Eye Comfort Shield me kontrollin e dritës blu me bazë AI

* E matur në mënyrë diagonale, madhësia e ekranit të Galaxy S22 është 6.1 inç në drejtkëndëshin e plotë dhe 5.9 inç duke marrë parasysh cepat e rrumbullakosur, madhësia e ekranit të Galaxy S22+ është 6.6 inç në drejtkëndëshin e plotë dhe 6.4 inç me llogaritjen për cepat e rrumbullakosur; Zona aktuale e shikueshme është më e vogël për shkak të cepave të rrumbullakosur dhe kamerës.

Siguria 

Ultrasonic Fingerprint 

Dimensionet & Pesha

70.6 x 146.0 x 7.6mm, 168g

75.8 x 157.4 x 7.6mm, 196g

Kamera

12MP Ultra-Wide Camera 

·         F2.2, FOV 120˚

 

50 MP Wide Camera 

·         Dual Pixel AF, OIS, F1.8, FOV 85˚ 

 

10MP Telephoto Camera 

·         3x Optical Zoom, OIS, F2.4, FOV 36˚ 

 

10MP Front Camera 

·         F2.2, FOV 80˚ 

AP

Përpunim i avancuar 4 nm

* Mund të ndryshojë sipas tregut dhe operatorit.

Memoria

8 + 256GB  

8 + 128GB  

* Hapësira aktuale e ruajtjes mund të ndryshojë sipas shtetit, modelit, madhësisë së skedarit dhe formatit.

Bateria 

3,700mAh 

4,500mAh 

* Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë midis mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimumi) është 3590 mAh për Galaxy S22 dhe 4370 mAh për Galaxy S22+. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, modeleve të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

Karikimi

25W Wired  

15W Wireless  

Wireless PowerShare

USB-IF compliant

Up to 45W Wired  

15W Wireless

Wireless PowerShare 

USB-IF compliant 

* Vlerësuar kundrejt profilit të përdorimit të një përdoruesi tipik. Vlerësuar në mënyrë të pavarur nga Strategy Analytics ndërmjet 2021.12.08–12.20 në SHBA dhe MB me versionet e para-publikimit të SM-S901, SM-S906, SM-S908 nën cilësimin e paracaktuar duke përdorur rrjetet 5G Sub6 (NUK është testuar nën rrjetin 5G mmWave). Jetëgjatësia aktuale e baterisë ndryshon sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, frekuencës së telefonatave dhe mesazheve, numri i herëve të karikimit dhe shumë faktorëve të tjerë.

*25W Power Adapter, 45W Power Adapter and data cable sold separately. Using the original Samsung 45W Power Adapter and data cable is recommended for Galaxy S22+. Using the original Samsung 25W Power Adapter and data cable is recommended for Galaxy S22.

* USB Implementers Forum, Inc. (USB-IF) u krijua në 1995 për të mbështetur dhe përshpejtuar miratimin e tregut dhe konsumatorit të pajisjeve të përputhshme me USB. Karikimi super i shpejtë i Galaxy S22 Ultra është certifikuar se është në përputhje me standardet USB që do të thotë se produktet tuaja kanë përmbushur standardet më të larta në industri. Ky certifikim mund të gjendet në www.usb.org.

* I kufizuar në Samsung ose telefona inteligjentë të markave të tjera me karikim Qi wireless, si Galaxy S22, S22+, S22 Ultra, Z Fold3 5G, Z Flip3 5G, S21 FE 5G, S21 5G, S21+ 5G, S21 Ultra 5G, Z Fold2, Note20, Note20 Ultra, S20 FE, S20, S20+, S20 Ultra, Z Flip, Note10, Note10+, S10e, S10, S10+, Fold, S9, S9+, S8, S8+, S8 Active, S7, S7 edge, S7 Active, S6, S6 edge , S6 Active, S6 edge+, Note9, Note8, Note FE dhe Note5. Ofrohet vetëm me pajisje të caktuara të Samsung Galaxy si Galaxy Buds2, Buds Pro, Buds Live, Watch4, Watch4 Classic, Watch3, Watch Active2, Watch Active, Gear Sport, Gear S3, Galaxy Watch dhe Galaxy Buds. Nëse fuqia e baterisë është më e ulët se 30% Wireless PowerShare mund të mos funksionojë. Mund të mos funksionojë me disa aksesorë Samsung. Mund të ndikojë në marrjen e telefonatave ose shërbimet e të dhënave, në varësi të mjedisit të rrjetit tuaj.

OS 

Android 12

One UI 4.1

Network dhe Lidhja

 

  5G, LTE, Wi-Fi 6E (Galaxy S22+) / Wi-Fi 6(Galaxy S22), Wi-Fi Direct Bluetooth® v 5.2

** Shërbimet 5G mbështeten vetëm në vende ku është i aktivizuar rrjeti 5G. Kërkon lidhje optimale 5G. Shpejtësia aktuale mund të ndryshojë në varësi të tregut, operatorit dhe mjedisit të përdoruesit.

* Disponueshmëria e modelit LTE ndryshon sipas vendit dhe operatorit. Shpejtësia aktuale mund të ndryshojë në varësi të tregut, operatorit dhe mjedisit të përdoruesit.

* Disponueshmëria e rrjetit Wi-Fi 6E mund të ndryshojë sipas tregut, ofruesit të rrjetit dhe mjedisit të përdoruesit. Kërkon lidhje optimale.

*Suportohet Ultra Wide Band në Galaxy S22+

Pagesa

Samsung Pay me NFC

** E disponueshme në tregje të zgjedhura. Zgjidhjet e pagesave dhe veçoritë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të tregut, operatorit dhe ofruesve të shërbimeve.

Sensorët

Accelerometer, Barometer, Fingerprint Sensor, Gyro Sensor, Geomagnetic Sensor, Hall Sensor, Light Sensor, Proximity Sensor

Rezistenca ndaj ujit

IP68 

* IP68 bazohet në kushtet e provës për zhytje deri në 1.5 metra ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Nuk këshillohet për përdorim në plazh apo pishinë.

         

 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations