Digitalb bashkohet me Tring? Kush do të ketë më shumë aksione
Platforma digjitale Digital do të bashkohet me platformën digjitale Tring në muajin shtator.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare, por nga burime të brendshme për Thetechnocast bëhet me dije se bashkimi i dy platformave digjitale pritet të ndodh muajin e ardhshëm, në shtator. Maxhorancën më të madhe të aksioneve do ta kenë aksionerë aktual te platformës Tring.

Të dy platformat operojnë prej vitesh në treg duke sjell larmishmëri zgjidhjesh për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Si dy konkurentë në të njëjtin treg shpesh nuk kanë munguar “betejat” për të siguruar eksluzivitetin e programeve të ndryshme dhe vecanërisht atyre sportive.

DigitAlb është platformë digjitale tokësore dhe satelitore Shqiptare nga DigitAlb Sh.A. DigitAlb, filloi transmetimet më 15 korrik të vitit 2004, dhe mbulon me sinjal dixhital Tokësor qytetet kryesore të Shqipërisë: Berat, Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Korçë, Pogradec, Fier, Lushnje etj.

Në vitet e para dhe ne vazhdimësi, DigitAlb, shtonte numrin e kanaleve të platformës së tij, duke plotësuar më mirë gamën e kërkesave dhe shijeve të publikut, me më shumë kanale për fëmijë, më shumë kanale filmash, më shumë dokumentarë, dhe të gjitha në shqip, me më shumë muzikë dhe sport.

Gjithashtu Tring, është një platformë digjitale satelitore dhe tokësore shqiptare. Kompania vepron në fushën e medias, transmetimeve televizive, telekomunikimit dhe ofron shërbime interneti, telefonie dhe shërbime televizive kabllore, tokësore, satelitore dhe MyTringIPTVHD në Shqipëri e në të gjithë botën.

 

Me bashkimin e dy platformave, fituesi më i madh mbase do jetë klienti, pasi do të ketë programacione të shtuara në platformën digjitale që do të përdorë. 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations