
views
Megjithatë,
Samsung vazhdon të mbetet mbështetësi ynë më i madh kur vjen puna tek pajisjet e
zgjuara elektroshtëpiake.Ekosistemi i pajisjeve inovative të Samsung si Bespoke JET vjen
menjëherë në mendje kur përmendim punët e shtëpisë. I dizajnuar për të ofruar efikasitet dhe
elegancë, ky fshesë me korrent pa kabllo bën mirëmbajtjen e shtëpisë një detyrë të lehtë, duke
u integruar në mënyrë të përkryer në hapësirat moderne të jetesës.
Pastrim i fuqishëm me teknologji të avancuar
Bespoke JET është projektuar për të ofruar një eksperiencë pastrimi të thellë pa mundim. I
pajisur me Jet Cyclone technology, ai siguron thithje të fuqishme, duke eleminuar në mënyrë
efektive papastërtitë, pluhurin dhe qimet e kafshëve nga sipërfaqe të ndryshme. Pavarësisht
nëse bëhet fjalë për tapete, parket apo pllaka, kjo fshesë siguron një zgjidhje optimale për
pastrim. Për më tepër, sistemi i saj i filtrimit me shumë shtresa kap grimcat e imëta të pluhurit
dhe alergjenët, duke siguruar një mjedis më të shëndetshëm brenda shtëpisë.
Lehtësi dhe dizajn ergonomik
Ndryshe nga fshesat tradicionale, Bespoke JET vë në qendër të vëmendjes lehtësinë e
përdorimit me dizajnin e saj të lehtë dhe ergonomik. Ajo përfshin një stacion pastrimi të
gjithanshëm, i cili zbraz automatikisht koshin e pluhurit dhe siguron një përvojë pastrimi
higjienike. Kjo redukton ekspozimin ndaj pluhurit, duke e bërë atë ideal për personat alergjikë
dhe familjet me kafshë shtëpiake. Ekrani digjital LCD intuitiv ju informon për jetëgjatësinë e
baterisë, fuqinë e thithjes dhe jo vetëm.
Performancë e pashoqe
Me një bateri efikase dhe të lëvizshme, Bespoke JET siguron pastrim të gjatë pa nevojën e
karikimit, ose thënë ndryshe plot 1 orë bateri, duke e bërë atë ideal për pastrimin e shtëpive të
mëdha. Bespoke JET i Samsung nuk është thjesht një fshesë me korrent, është një garanci për
efikasitet, higjienë dhe elegancë. I kombinuar me gamën e pajisjeve inteligjente të Samsung, si
Frigoriferi Bespoke dhe lavatriçet AI, ai përmirëson funksionalitetin dhe estetikën e shtëpisë
suaj.
Nëse dëshironi të përmirësoni përvojën tuaj të pastrimit me teknologjinë më të fundit, lehtësinë
e pakrahasueshme dhe një dizajn të sofistikuar, Bespoke JET është zgjedhja përfundimtare.
Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vitizoni
https://www.samsung.com/al/.
Comments
0 comment