Puno me Social Media, por mos jeto në të!
Të punosh në social media do të thotë që ti je mendja pas një brandi, lapsi pas një emri, zëri pas një mesazhi. E shikon sa shumë përgjegjësi ke?

Një nga profesionet më të reja, të cilin kam patur fatin të bëj që prej fillimeve të mia është edhe Social Media Marketing. Edhe pse unë do t’ia ndryshoja pak titullin e do t’a quaja Social Media Engagement, por për këtë do të flasim një ditë tjetër, sot do të fokusohemi se cfarë do të thotë të punosh me Social Media. 

Të punosh në social media do të thotë që ti je mendja pas një brandi, lapsi pas një emri, zëri pas një mesazhi. E shikon sa shumë përgjegjësi ke? 

Shtohen akoma më tepër, kur brandi me të cilin punon e ka burimin kryesor të komunikimit me klientët e tij aktual dhe potencial. Prandaj duhet të ndalosh dhe të mendosh pak, cfarë do të komunikojë sot. Sepse është komunikim, ti krijon content, nuk bën thjesht postime. 

Nëse është kohë me diell, ti duhet të nxjerrësh një komunikim, nëse është shi ti prapë duhet të nxjerrësh një content, nëse është e diel dhe je pushim nga puna, s’ka problem ti prapë duhet të nxjerrësh një content. Duket argëtuese në ditët e para, por pastaj fillon dhe kupton që duhet të strukturohesh, për të mirën e brandit, por edhe tënden, që të mos kthehesh në dikë që jeton në Social media. 

Por cfarë duhet të bësh: 

  • Cdo muaj krijo strategjinë për muajin pasardhës
  • Përdor template excel për të patur një pamje më të qartë të content-in që po krijon dhe vizualet që duhet të përdorësh. 
  • Merr aprovimin nga personat përgjegjës, edhe nga vetja ;) 
  • Fillo dhe skedulo të gjithë komunikimet që ke parashikuar. 

Në facebook e kam të thjeshtë, ai e ka një opsion Schedule, por në Instagram jo, se prandaj quhet Instagram. 

Me lejo të të them, që edhe në Instagram mund të skedulosh komunikimet e tua, të vjen në ndihmë Altropost.com ku me funksionet e tij të automatizimit të jep mundësinë të skedulosh të gjitha postimet të rregullta, albumet, video, fotot, edhe Story :) Po nuk më besove futu dhe provoje altropost.com 

Përdore kohën për të krijuar... analizat dhe automatizimi janë punë që duhet ti bëj një AI. 

Shihemi në shkrimin e radhës. 

Kaq për sot 

Xoxo Adela 

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations