Aksesorët e vetëm që ju nevojiten, për një verë plot aventura
Samsung Electronics prezantoi këtë verë pajisjet e reja Galaxy Z Fold6, Galaxy Z Flip6, së bashku me gjeneratën e tretë të kufjeve Galaxy Buds dhe orën e zgjuar Galaxy Watch7 dhe Galaxy Watch Ultra.

Më herët këtë vit, Samsung markoi fillimin e epokës së inteligjencës artificiale celulare përmes fuqisë së Galaxy AI dhe tani po hap kapitullin tjetër të Galaxy AI duke shfrytëzuar faktorin e saj unik të formës së palosshme e jo vetëm. Këto pajisje kanë fuqinë jo vetëm të na japin zgjidhje të zgjuara, praktike, por edhe të ndryshojnë jetën tonë të përditshme.E duke qenë se të gjitha këto pajisje të reja janë prezantuar përgjatë stinës së verës, përse mos t'i bëni tuajat për të kaluar dhe ndarë me të gjithë të tjerët aventurat më të bukura.

Smartphoni në përmasën e xhepit tuaj, që do ndryshojë mënyrën si punoni, luani, qëndroni të informuar dhe argëtoheni

Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6 janë padyshim pajisjet që do u japin përgjigje të gjitha pyetjeve tuaja.

Me një intuitë të lartë ndërveprimi falë inteligjencës artificiale, kreativitetit dhe produktivitetit efektiv, këto pajisje do të ndryshojnë jetën tuaj të përditshme. Por si mund të ishte vera juaj me këto pajisje?

Kontent unik thjesht i pakopjueshëm

Nga shkrepja te redaktimi, ProVisual Engine i fuqizuar me AI e çon kreativitetin tuaj në nivelin tjetër. Përvoja e avancuar e redaktimit me Photo Assist në ekranin e madh ndihmon për të krijuar pa mundim përmbajtje të nivelit profesional. Portrait Studio krijon një larmi stilesh të ndryshme portretesh dhe nëse doni të shijoni çdo sekondë me një pamje më të detajuar, Instant Sloëmo ju lejon të ngadalësoni menjëherë një video duke gjeneruar korniza shtesë duke ruajtur një përvojë të qetë shikimi. Nightography, e përmirësuar me video HDR ju lejon të kapni videot më të shkëlqyera, edhe në ndriçim të zbehtë, dhe shkon më tej duke bashkëpunuar edhe me aplikacionet e njohura të medieve sociale. Funksioni i shkrepjes gjatë natës është tashmë i disponueshëm përmes aplikacionit në Instagram, ku shkrepjet tuaja mund t'i dërgoni mesazhe ose t'i ndani ato drejtpërdrejt nga brenda aplikacionit.

Komunikim më i lehtë, që çdo njohje e juaj të mos ketë asnjë barrierë

Për ato komunikime në lëvizje, ju mund t'u përgjigjeni teksteve me Përgjigje të sugjeruara që analizohen nga mesazhet tuaja më të fundit, për t'ju sugjeruar një përgjigje të përshtatshme. Me Galaxy AI, mund të përfitoni sa më shumë nga pajisja juaj me madhësi sa xhepi dhe shumë nga këto veçori të përshtatshme ekzistojnë në FlexWindow. E përsa i përket komunikimit, seria Galaxy Buds3 sjell një përvojë krejt të re komunikimi. Ju mund të aktivizoni Interpreter në modalitetin Listening në Galaxy Z Fold6 ose Flip6 me serinë Galaxy Buds3 apo thjesht duke thënë dy fjalë përmes Voice Command ju lejon të kontrolloni funksione si nisja ose ndalimi i muzikës pa prekur manualisht kufjet ose një smartphone të lidhur. Tingulli gjithashtu mund të optimizohet në mënyrë inteligjente, pavarësisht se si i mbani Galaxy Buds.

Le të qëndrojmë fit dhe pse tundimet në verë janë të shumta

Pas një dite plot produktivitet dhe krijimtari, le të fokusohemi në mirëqenien tonë dhe mos t'i lemë ditët e gjata të vers dhe "abuzimet e ëmbla" të mirëqenien tonë. Portofoli i zgjeruar i aksesorëve të Samsung zhbllokon përvoja inteligjente shëndetësore për të gjithë me Samsung Galaxy Watch7 dhe Galaxy Watch Ultra. Këto pajisje të reja me fuqi Galaxy AI të dizajnuara për të përmirësuar monitorimin e shëndetit ofrojnë njohuri të personalizuara dhe përvoja shëndetësore të përshtatura që ju japin një kuptim më të plotë të vetes.

Galaxy Watch7 ju motivon të krijoni zakone më të shëndetshme me më shumë mënyra për të mbështetur mirëqenien e përditshme dhe dite më të shëndetshme. Ju mund të gjurmoni me saktësi mbi 100 lloje stërvitjesh dhe të ndërtoni rutina të qëndrueshme duke kombinuar ushtrime të ndryshme me rutinën e stërvitjes suaj për të arritur qëllimet tuaja dhe në ditët më të nxehta. Aftësitë premium të ndërtuara për qëndrueshmëri ekstreme ju mundësojnë të kaloni kufijtë dhe të shkoni më tej me një kornizë Titanium Grade 4 dhe rezistencë ndaj ujit 10ATM. Për më tepër, Galaxy Watch Ultra operon në një gamë më të gjerë lartësish, nga 500 metra nën nivelin e detit deri në 9000 metra lartësi për të gjurmuar përvojat e avancuara të fitnesit si noti në det deri tek çiklizmi në mjedise ekstreme. Galaxy Watch Ultra ofron gjithashtu një Zonë të përparuar të Personalizuar HR, në mënyrë që të mund të stërviteni në nivele optimale të intensitetit bazuar në aftësitë tuaja fizike.Me një buton të shpejtë të shtuar së fundmi, mund të nisni dhe kontrolloni menjëherë stërvitjet dhe të hartoni funksione të tjera për t'iu përshtatur nevojave tuaja.

Pra dhe nëse këtë verë keni lënë pak pas dore mirëqenien tuaj, me këto pajisje e sigurtë që do të rigjeni veten dhe do të kërkoni më të mirën tuaj.

Gjithashtu, nxitoni të përfitoni nga oferta e cila është e vlefshme deri në datë 23/07/2024, ku me porosinë e një nga produkteve të reja Samsung ju do të përfitoni aksesorë dhuratë.

Për më shumë informacione rreth promocionit, ju lutem vizitoni faqen: https://www.samsung.com/al/.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations