iPhone 12 me shumë mungesa këtë vit
Modelet iPhone 12 të Apple nuk do të kenë një ekran në 120Hz ProMotion, sipas analistit Ross Young.

Në një postim ne Twitter, Ross Young, CEO i DSCC (Display Supply Chain Consultants) tha se asnjë prej kontakteve të tij nuk ka arritur të vërtetojë thashethemet se modelet e iPhone 12 do te kene ekrane 120Hz.

Menaxheri ka publikuar një listë të telefonave inteligjentë që tashmë janë në treg ose mbërrijnë në vitin 2020 që do të përfitojnë nga aftesia  të 120Hz ose më të lartë, dhe iPhone 12 mungon. 

Young thekson se iPhone 12 Pro nuk është në listë dhe se do të duhet të presim deri vitin e ardhshëm për ta parë këtë veçori të integruar në smartphone e Apple. Si Drejtori i Përgjithshëm i DSCC dhe burimet e tjera kanë theksuar më parë se kjo varet nga mundësia e përdorimit të paneleve OLED me teknologjinë LTPO që ju lejon të ndryshoni shkallën e rifreskimit nga 1 në 120Hz bazuar në përmbajtje. Apple do të jetë në gjendje t'i përdorë këto komponentë jo më herët se 2021.

Ndër telefonat inteligjentë të vitit 2020 me ekranin 120Hz që nuk janë njoftuar ende janë Note 20 i Samsung dhe Galaxy Fold 2, ASUS Rog Phone 3 dhe Google Pixel 5.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations