views
Me shumë mundësi i ke parë që zbukurimet e Krishtlindjeve kanë filluar të ‘pushtojnë’ qytetin, por periudha e festave nuk do të thotë vetëm zbukurime, do të thotë edhe dhurata. Të gjithë influencohemi e tërhiqemi nga atmosfera e priremi të dhurojmë gjithnjë e më shumë.
Nëse ulesh dhe mendon e gërmon në kujtimet e tua, Tirana më përpara zbukurohej tepër vonë, mbase edhe vetëm një javë përpara Krishtlindjen. Tani dyqanet kanë filluar të zbukurojnë vitrinat e tyre, e si një e apasionuar e festave, kuptojë që gjithnjë e më tepër shpenzojnë për të zbukuruar dyqanin.
Po ti që shet online a je përgatitur për festa? Sot do të flasim pikërisht për këtë, si të përgatisim Komunikimin tonë online për festa. Sa më shpjet fillojmë aq më shumë zgjatet periudha e shitjeve festive :)
Përgatitemi për festat në 6 hapa
1. Furnizohu me produkte
Asnjë nuk do të dëshironte që të ngelte pa produkte dhe që përpjekjet e tua marketing te japin më tepër rezultat se sa ti ke stok në magazinë.
Prandaj porosit stokun tënd shumë herët.
- Përpara se të vendosësh se cfarë do të porositësh, të ftojë të bësh njëhërë një inventarin. Pastaj të bësh një kërkim në Google pse jo për të kuptuar se si janë trendet botërore për produktet më të shitura për dhurata, ne jemi shumë perëndimor dhe influencohemi shumë shpejt nga trendet ndërkombëtarë.
- Përdorë platforma që të japin mundësinë të kontrollosh inventarin në kohë reale.
- Nëse më përpara e ke patur Transportin me pagesë, bëje falas për festa.
2. Krijo një website - kalo në pikën 3 nëse e ke një
E di që mund të të duket impenjim shumë i madh dhe mbase i pamundur të krijosh një website vetëm më pak se 6 javë përpara festave, por më beso me profesionistët e duhur, ti do të kesh një website i cili do të jetë absolutisht i përshtatshëm me motorrët e kërkimit në më pak se 10 ditë pune.
Fiks aq kohë na duhet në në Big Media Expert për të krijuar një website me shitje online, nese ti shpenzon bashkë me ne 1 ditë pune për të krijuar strukturën e duhur.
Pastaj kemi miqtë tanë, Facebook ads dhe Google ads për ta bërë më të lehtë për përdoruesit ta gjejnë website tënd. Me beso do të ndryshojë komplet mënyrën se si ti shet.
3. Rifreskoje për festa
Ashtu sikur garderoba ndryshon me stinët, ashtu edhe website duhet të rifreskohet. Një përshkrim i ri, disa foto të reja, oferta speciale për festa dhe nëse ke një dyqan fizik, atëhere pasi të kesh zbukuruar atë, të njëjtin stil jepi edhe website.
Mos harro duhet ta kesh responsive! Sepse nëse në ditë të zakonshme, me shumë mundësi edhe në website tënd, +80% janë nga mobile, në periudhën e festave % rritet bashkë me kohën e qëndrimit.
4. Planifiko promocionet e tua
Një orë e shpenzuar në planifikim do të të shpërblejë kur fluksi të ketë filluar. Lidhi rrjetet e tua social, Facebook dhe Instagram.
Platforma të ndryshme mund të të ndihmojnë të skedulosh postimet e tua, ja psh ne perdorimi Altropost për të skeduluar të gjitha komunikimet tona në Instagram.
Përgatite edhe messenger, është shumë e rëndësishme që përdoruesit të marrin përgjigje në kohën me të shkurtër të mundshme, kështu që set up disa mesazhe tip ne Messenger.
Përdore template festive për komunikimet e tuaj online. Kur të porositësh designer tënd të besuar apo agjensinë e komunikimit me të cilën bashkëpunon, për posterin që do të vendosësh në vitrinë, kërkoji edhe një template për story që të jetë në të njëjtën linjë. Story janë vendi ku të gjithë zbulojnë se cfarë të rejash ke.
5. Përhape fjalën
Pasi i ke përgatitur të gjitha, fillo dhe përhap fjalën nëpërmjet fushatave promocionale. Filloje gjithnjë me nje brandawareness, pastaj drejtoji të gjithë në website dhe landing pages që ke krijuar për secilën ofertë.
Mos u ngec në një fushatë të vetme, fillo disa sepse në fund të fundit Marketing është eksperiement.
6. Kushtoji vëmendje shërbimit të klientit
Shitjet në periudhën e festave janë shumë kompetitive, ashtu sikur do të përgatitesh ti që po lexon këtë artikull, ashtu do të përgatiten të gjithë, prandaj duhet të mbledhësh forcat dhe ti kushtoni vëmendje të vecantë cdo pyetje të klientit. Jane vetëm përgjigjet tuaja që do ta shtyjnë atë të shpenzojë tek ju.
Cfare do gjeje që të bësh bëje me përkushtim
Në fund të fundit në një cast të ditës të gjithë jemi blerës dhe na pëlqen të blejmë aty ku marrim vëmendje.
Ji transparent
Sezoni i festave është i rëndësishëm, sepse rritja në shitjet e fundvitit do të të mbulojë ato periudha për pak të mira të vitit.
Comments
0 comment