Tani mund të dizajnoni frigoriferin tuaj me platformën “Samsung Bespoke Design Studio”
Samsung Electronics ka njoftuar se tani është i disponueshëm për përdoruesit në Samsung Design Studio, një platformë në internet për dizajnimin e një frigoriferi unik sipas preferencave tuaja. Frigoriferët Bespoke, me dizajnin e tyre inovativ, kanë fituar medaljen e artë në International Forum (iF) Design Award 2020 dhe çmimin Best-in-Show në International Design Excellence Awards (IDEA) 2020.

Një sondazh nga Samsung Electronics zbuloi se 39% e konsumatorëve evropianë e shohin shtëpinë e tyre si një vend për të shprehur stilin dhe personalitetin, ndërsa 22% e përdoruesve besojnë se pamja e një pajisjeje ose mobilje është thelbësore kur blejnë - shumë më e rëndësishme tani sesa para pandemisë. Prandaj, prezantimi global i frigoriferit 'Bespoke' ka nisur një kapitull krejtësisht të ri për pajisjet inteligjente shtëpiake. Dizajni inovativ i frigoriferit Bespoke ka mundësuar personalizimin e ngjyrave, materialeve dhe moduleve për një përshtatje të përsosur me çdo stil jetese dhe falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, ai është bërë një asistent praktik në kuzhinën e të gjithëve. 

"Ka ikur koha kur pajisjet shtëpiake projektoheshin në  të njëjtin standard dhe prova e vërtetë e kësaj janë frigoriferët Bespoke që ofrojnë një dizajn të personalizuar dhe plotësojnë nevojat individuale të përdoruesve. Ndërsa zakonet e përdoruesve ndryshojnë nga dita në ditë, frigoriferët Bespoke janë këtu për të plotësuar çdo kërkesë, ku përveç kursimit të kohës dhe teknologjive të tyre për ruajtjen e produkteve ushqimore, mundësojnë transformimin e vërtetë të interierit për t'u përshtatur shijes së të gjithëve”, tha Harry Choi, Shefi i Dizajnit për Pajisje Digjitale në Samsung Electronics.

Përveç frigoriferit revolucionar, Samsung ka krijuar gjithashtu platformën digjitale Bespoke Studio si pjesë e dyqanit të saj online samsung.com. Është një mjet që ju lejon të dizajnoni dhe blini një frigorifer Bespoke, që do të thotë se çdo përdorues mund të zgjedhi modelin, materialin dhe ngjyrën e dëshiruar. Falë kësaj risie teknologjike, përdoruesit më në fund mund të shohin përmes një përvoje virtuale se cili kombinim i frigoriferëve do t'i përshtatet më së miri dekorit të kuzhinës.

“Në qendër të filozofisë së frigoriferit Bespoke është krijimi i një eksperience miqësore për përdoruesit, dhe me Bespoke Design Studio, përdoruesit mund të zgjedhin nga një shumëllojshmëri kombinimesh të moduleve, paneleve, ngjyrave dhe materialeve nga komoditeti i shtëpisë së tyre. Gjithashtu, krijimet e tyre në një platformë interaktive rrezatojnë frymëzim, duke ofruar ide të reja kreative për dizajnimin e frigoriferëve të ardhshëm Bespoke,” tha Evelyn Kim, Shefja e Marketingut për Pajisjet Digjitale në Samsung Electronics.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations