Si t’i bëni blerësit në internet të çojnë deri në fund  blerjet e tyre?
Një në tre konsumatorë do të braktisë transaksionin online nëse duhet më shumë se 30 sekonda për ta përfunduar.

A e dini se një në tre konsumatorë janë të gatshëm të presin vetëm 30 sekonda ose më pak para se të braktisin një transaksion online?  Klientët digjitalë nuk janë blerësit më të durueshëm. Ata mund të zgjedhin të braktisin transaksionin, nëse kërkimi në faqen e internetit është shumë i gjatë, nëse nuk është mjaftueshëm i sigurtë ose nuk ka mënyra të ndryshme pagese. Përveç kësaj, nëse ata e shohin të vështirë procesin e blerjes ose platforma e-commerce refuzon blerjen e tyre një herë, ata ndoshta nuk do të kthehen më. Për shkak të kësaj, braktisja e transaksionit nga klientët është një shqetësim dhe sfidë e zakonshme për tregtarët këto ditë.

Duke marrë parasysh faktin që 60% e konsumatorëve kanë pritshmëri më të larta nga përvoja e tyre digjitale sesa para COVID-19 , është shumë e rëndësishme të përdorni teknologjinë më të fundit dhe të personalizoni dyqanin në internet në mënyrë që të jetë i thjeshtë, intuitiv dhe i sigurtë. Disa nga zgjidhjet, janë të disponueshme në Visa, zgjidhje të cilat u mundësojnë tregtarëve të krijojnë një përvojë të përsosur blerjeje nga fillimi në fund.

Përmirësim i sigurisë dhe përvojë më e mirë e përdoruesit

Rreth 70% e bizneseve janë përqendruar në parandalimin e mashtrimeve mbi gjenerimin e të ardhurave, duke rritur masat për të mbrojtur transaksionet e konsumatorit në internet.  Me shenjat (tokes) e rrjetit digjital, bëhet e mundur që pjesa dërrmuese e transaksioneve të tregtisë elektronike të sjellë siguri të përmirësuar dhe përvojë më të mirë të përdoruesit. Visa përdor tokenizimin, e cila si teknologji bën të mundur që në çdo transaksion specifik të zëvendësojë të dhënat konfidenciale të pagesës, të tilla si, për shembull, numrin e kartës 16-shifrore, me një identifikues digjital unik të quajtur shenjë, pa i ekspozuar ato ndaj rrezikut të qenët të kompromentuara. Klientët mund të ngarkojnë detajet e kartës së tyre në celularin ose në një aplikacion tregtar. Të dhënat e pagesës më pas do të zëvendësohen me shenja, që do të thotë se detajet e tyre të pagesës nuk ruhen, duke i mbajtur ato edhe më të sigurta. Nga kjo zgjidhje do të përfitojnë tregtarët duke zvogëluar detyrimet e tyre të sigurisë, por edhe klientët duke u siguruar që ata nuk do të duhet të përballen më me transaksione të dështuara ose t'u nënshtrohen komandave të lodhshme siç janë azhurnimi i detajeve të tyre. Në fakt, tokenizimi vlerësohet të ulë normat e mashtrimit me 20%  .

Vërtetim pa ndërprerje Visa Secure është një shenjë që ne më së shumti e shohim në pjesën e poshtme të shumë dyqaneve online, por për çfarë shërben, në të vërtetë? Visa Secure lejon një përvojë më të shpejtë dhe pa ndërprerje në të gjithë kanalet e pagesave, duke përfshirë mobile web, pagesat brenda aplikacionit dhe portofolin digjital. Fjalëkalimi, kodet që futen një herë ose vërtetimi biometrik kërkohet vetëm në një numër të vogël të rasteve në të cilat ka ende dyshime për vërtetësinë e transaksionit. Me versionin e ri të EMV 3DS, Visa rriti shumë aftësitë e shkëmbimit të të dhënave, duke mundësuar vërtetimin e bazuar në rreziqe për të krijuar përvoja pa  pengesa.

Mes zhvendosjes së përshpejtuar drejt pagesave digjitale, interesi i konsumatorit në metodat e pagesave të vërtetimit biometrik po rritet me shpejtësi. Nga gjurmët e gishtave, njohja e fytyrës te biometrikat e tjera të sjelljes për vërtetim, kjo teknologji po përqafohet gjithnjë e më shumë.

Hulumtimi i Visa tregon se 77% e njerëzve thanë se ndihen më të sigurt kur përdorin biometrinë fizike dhe 62% e njerëzve thanë se përmirëson përvojën e tyre kur menaxhojnë financat ose pagesat në internet. 

Është vlerësuar se deri në vitin 2023 konsumatorët do të shpenzojnë 6.5 trilion dollarë në tregtinë elektronike (ecommerce) dhe 64% e tregtisë do të drejtohet nga pajisjet celulare  . Për të përfituar nga këto mundësi të reja, tregtarët kanë gjithë këto mënyra për t'u siguruar klientëve të tyre përvojën më të mirë të pagesës, duke përdorur teknologjinë, mjetet dhe proceset më të fundit.

Rreth Visa Inc.

Visa Inc. (NYSE: V) është lider në botë për pagesat digjitale. Misioni ynë është të lidhim botën përmes rrjetit më inovativ, të besueshëm dhe të sigurt të pagesave - duke u mundësuar individëve, bizneseve dhe ekonomive të lulëzojnë. Rrjeti ynë global i përparuar i procesimit, VisaNet, ofron pagesa të sigurta dhe të besueshme në të gjithë botën dhe është i aftë të trajtojë më shumë se 65,000 mesazhe transaksioni në sekondë. Fokusi i palodhur i kompanisë në inovacion është një katalizator për rritjen e shpejtë të tregtisë së lidhur në çdo pajisje, dhe një  forcë lëvizëse prapa ëndrrës për një të ardhme pa para ash për të gjithë, kudo. Teksa bota lëviz nga analoge në digjitale, Visa po përdor markën, produktet, njerëzit, rrjetin dhe shkallëzimin tonë për të riformuar të ardhmen e tregtisë. 

Për më shumë informacion, vizitoni :https://www.visasoutheasteurope.com/albania.html

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations