300
views
views
Apple nuk ndalet me risi, pasi po sjell një përditësim për Shazam, aplikacionin e identifikimit të këngëve për të gjithë ata që janë të pasionuar pas muzikës…
Lajm i mirë është që Shazam mund të gjejë këngët në Youtube, Instagram dhe Tik Tok në pajisjet që përdorin sistemin operativ iOS.
Ky përditësim mund të jetë i dobishëm ndërsa shihni një video dhe në të nuk ka asnjë informacion për këngën e përdorur.
Por si mund ta realizoni këtë proces?
Është shumë thjesht, hyni në Shazam, shtypni butonin blu dhe më pas hapni aplikacionin që dëshironi për të marrë rezultatin.
Kujtojmë se Shazam është blerë nga kompania Apple në vitin 2018 për 400 milionë Dollarë. Përditësimi i fundit nuk është ende i disponueshëm në modelet Android.
Comments
0 comment