views
I bërë nga rrjeta peshkimi të hedhura në oqean, ky material shënon një arritje të jashtëzakonshme në rrugëtimin e Samsung Galaxy for the Planet që synon të minimizojë gjurmën mjedisore dhe të ndihmojë në nxitjen e një stili jetese më të qëndrueshëm për komunitetin Galaxy.
Tani dhe në të ardhmen, Samsung do të inkorporojë këtë plastikë të ricikluar në të gjithë linjën e produkteve, duke filluar me pajisjet e reja Galaxy që do të zbulohen më 9 shkurt, në eventin Unpacked. Këto pajisje do të pasqyrojnë përpjekjen e vazhdueshme për të eleminuar plastikën njëpërdorimshe dhe për të zgjeruar përdorimin e materialeve të tjera, si: materiali i ricikluar pas konsumit (PCM) dhe letra e ricikluar. Me këtë transformim, e ardhmja e teknologjisë Galaxy do të ofrojë një dizajn dominues dhe do të ketë ndikim më të mirë në mjedis.
Kërcënimi i fshehur që vjen nga rrjetat e hedhura të peshkimit
Kur mendoni për 'plastikën e lidhur me oqeanin' ,ka të ngjarë të imagjinoni një shishe uji ose një qese që lëviz në sipërfaqen e oqeanit. Ajo që mund të mos ju vijë ndërmend është një kërcënim më i fshehur – 640,000 ton rrjeta peshkimi që braktisen dhe hidhen çdo vit.
Duke qëndruar në oqeanet tona për shekuj, këto rrjeta janë përgjegjëse për prishjen e ekuilibrit delikat të mjedisit, për dëmtimin e shkëmbinjve koralorë dhe habitateve natyrore. Gjithashtu, përfundojnë në burimet tona ushqimore dhe ujore. Mbledhja dhe ripërdorimi i këtyre rrjetave janë hapat e parë për t'i mbajtur oqeanet pastër, si dhe për të ruajtur planetin dhe të ardhmen tonë.
Dizajnimi më i qëndrueshëm i produkteve
Samsung ka shtyrë gjithmonë kufijtë e teknologjisë celulare dhe kompania tani po kërkon të bëjë të njëjtën gjë me praktikat e saj të qëndrueshmërisë. Duke ricikluar rrjetat e peshkimit të hedhura në oqean, Samsung – përmes zgjidhjes së tij krijuese – ilustron se si ne të gjithë me pak përpjekje mund të bëjmë më shumë për të ruajtur burimet e planetit tonë.
Samsung është i përkushtuar për të trajtuar ndotjen plastike të oqeanit në një mënyrë që do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në mjedis, por edhe në jetën e të gjithë përdoruesve të Galaxy. Ripërdorimi i plastikës në oqeane është vetëm hapi i parë në misionin kolektiv që i adresohet krizës klimatike. Mësoni më shumë rreth vizionit të Samsung për një të ardhme të qëndrueshme në Unpacked (9 shkurt në orën 16:00 CET).
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.
Comments
0 comment