Mercedes prezanton serinë CLE Coupe
Gjigandi gjerman i prodhimit të veturave Mercedes Benz, përfundimisht e ka gjetur pasardhësin e veturave C dhe E Coupe.

Më 5 korrik u lansua seria e re CLE Coupe. Kjo seri do t’i zëvendësojë dy modelet e tjera Coupe apo (me dy dyer) C dhe E-Class. CLE do të garojë drejtpërdrejtë me BMW serinë 4 Coupe.

Kjo seri e Benzit, do të “përditësohet” edhe me variantin e konvertueshme dhe AMG. Ende nuk janë bërë të ditur të gjitha detaje rreth kësaj veture. Megjithatë ky model do të ndjekë pak a shumë hapat e serisë sedan C-Class.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations