Cristiano Ronaldo, “mbret” i Instagramit. Fiton  2.1 milionë euro për çdo postim!
Ylli portugez Cristiano Ronaldo është bërë personi më i pasur në Instagram, duke kaluar Kylie Jenner e cila paguhet 1.65 milionë dollarë.

Kylie pas rivalit të madh të Ronaldos, ndërsa i treti Lionel Messi me 1.4 milionë euro.

38-vjeçari Cristiano Ronaldo sipas të dhënave të zbuluara nga Hopper HQ, kompani e marketingut në rrjetet sociale, fiton 2.1 milionë euro për çdo postim që bën në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ronaldo po ashtu mban vendin e parë të revistës Forbes si sportisti që ka pasur më shumë të ardhura vitin e kaluar me 123 milionë euro. Përveç kësaj, vlerësohet se pasuria e tij arrin në 766 milionë euro.

Kujtojmw se tashmw pwr tw njw burim fitimi wshtw dhe Arabia Saudite, vendi ku po jeton pas transferimit të tij në Al Nasr është një parajsë fiskale ku taksapaguesit nuk paguajnë tatimin mbi të ardhurat personale.

Platforma reklamuese e Cristianos është e paprecedentë me 587 milionë ndjekësit e tij në pesë kontinente, duke i bërë markat të qëndrojnë në radhë për një postim ose koment.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations