Artikujt e shkruar nga Inteligjenca Artificile bëhen objekt talljeje në mediat sociale
Një gjigant mediash amerikane ka ndalur përdorimin e AI për të shkruar artikuj pasi u bënë objekt talljeje në mediat sociale.

Sipas mediave të huaja, Gannett, i cili zotëron qindra gazeta lokale në SHBA, kishte eksperimentuar me përdorimin e mjetit të shkrimit sportiv LedeAI të fuqizuar nga AI në botimet e tij rajonale.

Megjithatë, lexuesit vunë në dukje shpejt se shumë prej këtyre artikujve u mungonin detaje, ishin shkruar keq dhe lexoheshin sikur shkruesi të mos e kishte parë kurrë sportin në fjalë.

Një zëdhënës i Gannett ka konfirmuar për Business Insider se kompania kishte ndërprerë përdorimin e mjeteve LedeAI për të shkruar artikuj, një lëvizje e raportuar fillimisht nga Axios.

“Ne kemi ndërprerë eksperimentin LedeAI sportiv dhe do të vazhdojmë të vlerësojmë ndërsa përsosim proceset për të siguruar që të gjitha lajmet dhe informacionet që ofrojmë përmbushin standardet më të larta gazetareske”.

Gannett është në mesin e një numri botimesh që kanë eksperimentuar me gazetarinë e krijuar nga AI, me rezultate të përziera.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations