8 rregullat si të shkruajmë tekste ftuese dhe bindëse për web
Jeni gati të mësoni si të shkruani tekste bindëse për web?

Lexues te nxituar, ekrane të madhësive të ndryshme, tema gjithnjë e më të diversifikuara: Ja si të fitojmë zemrën dhe kohën e publikut online.
Po, sepse të shkruash një artikull për në web, është shumë më ndryshe se të shkruash një artikull për letrën e stampuar. Na kanë mësuar gjithnjë, që kur ishim të vegjël dhe shkruanim tema hartimi, të mendonim për një hyrje, një zhvillim dhe një përfundim.

Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo metodë nuk funksion kur shkruhet për web.

Online, gjithcka ndryshon: lexuesi është shumë i nxituar, e merr vendimin në një kohë shumë të shkurtër, mundohet të marrë informacionin kryesorë pa e lexuar të gjithë tekstin, ai gjendet i rrethuar nga shumë elementë të ndryshëm që ‘luftojnë’ për vëmendjen e tij.

Ja disa truke për të shkruar tekste dhe janë më të vërtetë ftues për lexuesin në web.

1. Mendoje lexuesin si një kafshë e egër

Mund tju duket e cudtshme të mendosh për lexuesin që viziton website tuaj, si një kafshë e egër? Në fakt nuk është aspak.

Lexuesit që mbërrijnë në website tuaj, nuk kanë kohë për të humbur, duan të gjejnë menjëherë informacionin që kërkojnë. Nëse nuk e gjejnë më një shikim të parë, ata e braktisin.

Sillen fiks në mënyrë të egër, sikur të ishin kafshë në xhungël në kërkim të pre së tyre, që ka kapim në pak sekonda.

Në vetëm një shikim, përdoruesi duhet të kuptojë nëse është në vendin e duhur, në të kundert e humbët pikën e kontaktit.

2. Vendos informacionet e rendesishme te parat

Harrojini hyrjet e gjate, për të arritur tek thelbi i temës. Fillojeni menjëherë me atë që përdoruesi pret të lexojë: Informacionin kryesore. Të bësh ‘Boom’ me fillim nuk është e thjesht, por është ajo që duhet që ti japësh përdoruesit një arsye për të lexuar

Shpesh nga smartphone apo edhe nga PC nuk kemi mundësinë të shikojnë të gjithë artikullin, prandaj rreshtat e parë janë gjithcka, mbase dhe e vetmja gje që do te shohin. Evitoni frazat e gatmen dhe banalitetet, përqëndrohuni tek pikat kyce dhe motivet që e bën lexuesin tuaj të vije, ato do të jenë edhe arsyet që do të qëndroje.

3. Mos humbisni kohë me tekste shumë kreative

Nuk është kreativiteti fjala kyce, por thjeshtësia. Personat që do të mbërrinje në website tuaj , duan të kuptojnë menjëherë se për cfarë bëhet fjalë. Nuk kanë kohë të ndalojnë dhe të interpretojnë mënyrën se si ju shkruaji apo metaforet e epitetet qe mund te perdorni.

Shkruani sikur jeni duke i shpjeguar dicka një fëmije, në mënyrën më të thjeshtë dhe të pastër. Kështu duhet të jetë gjithnjë, përvec rasteve, kur jëni shumë të sigurt që keni një target grup të caktuar që vlerëon një stil tjetër të të shkruarit. Kjo nuk do të thotë të jemi banale, do të thotë të arrijmë tëk personat në mënyrë të drejtëpërdrejtë, të thjeshtë për tu ndjekur dhe për tu kujtuar.

4. Shkruani për ata që lexojnë nxitimthi

Statistikat sygjerojnë që vetëm 16% e personave lexojnë me të vërtetë një tekst nga fillimi deri në fund. Pjesa më e madhe lexojnë me copa ose i jep nje veshtrim të përgjithshëm.

  • Si tja bëjmë që ti kapim vëmëndjen këtyre personave?
  • Shkruani tituj që flasin vetë
  • Perdorni nën tituj që përmbledhin pikat më të nxehta
  • Përdorni imazhe që komunikojnë mesazhin tuaj
  • Ndihmohuni nga listimi i pikave për të organizuar informacionin

Në këtë mënyrë siguroheni që lexuesi juaj arrinë të kap informacionet kryesore vetëm në pak caste.

5. Perdorni fjalë familjare

Eshtë e rëndësishme të jemi të kuptueshëm, për këtë motive përdorimi i fjalëve të komplikuara mund të mos jetë i përshtatshëm për pjesën më të madhe të lexuesve.

Mendoni gjithnjë për fjalët që përdoruesit kërkojnë, janë të thjeshta, ato që të vijnë në mendje të parat. Përdorni ato dhe mos u humbisni në formalizma të kotë apo fjalë të kërkuara.

6. Shkruani për persona përtacë

Në më të shumtën e rasteve, nga ana tjetër e ekranit janë persona përtace, që nuk kanë asnjë dëshirë të sforcohen për të lexuar tekstin tend. është e rëndesishme që struktura vizive të jetë e pastër dhe me lexueshmëri të lartë.

Si tja bëjmë?

  • Përdorim paragrafë të shkurtër: katër/ pesë fraza maksimumi.
  • Përdorim fraza të shkurtra për të riguruar një lexueshmëri më të lartë. Bëni kujdes me përdorimin e fjalëve relative, mos e ekzagjeroni me sinonimet. Si gjithnjë thjeshtësi edhe në formulimin e fjalive.
  • Hiqini të gjitha fjalët e kota. Tekstet duhet të ketë vlerë në cdo rresht.
  • Drejtojuni lexuesi dhe jini të drejtpërdrejtë.

7. Bëni të mundur që tju gjejnë lehtësishme, duke ju përgjigjur kërkesave të përdoruesit

Klientët tuaj potencial janë në web në kërkim të informacionit për produkte apo shërbime. Mendoni për tekste që paraprijnë nevojat e tyre dhe i përgjigjen kërkesave.

Mund të bënii një kërkim për temat që kërkohen me tepër rreth asaj që është tema juaj kryesore. Një mjet falas si Ansëer thë Public ju vjen në ndihmë. Mund të kërkoni fjalë kyce rreth temës tuaj, të cilat më pas ti përdorni në tekst.

Edhe link nga burime me reputacion të lart apo nga portale të tjera, do të ishin me vlerë.

8. Pjesa vizuale duhet të jetë me impakt të lartë

Shpesh herë nënvlerësohet fakti që web design ecën krahë për krahu me web ëriting.

Kushtojini shumë rëndësi si prezantohet faqja në të cilën fusni tekstin tuaj.

Disa truke për të bërë më tërheqëse:

  • Fusni të artikull foto dhe video
  • Përdorni madhësi të ndryshme fonti për titujt, nëntitujt dhe paragrafët
  • Jepini rëndësi citimeve
  • Shtoni hapësira të bardha, edhe ato kanë rëndësi, lehtësojnë leximin.


Do të na pëlqente shumë tju thoshim që kaq ishte, loja mbaroi tekstet tuaj do të jenë perfekt. E vërteta është që të shkruash për web është tmerrësisht e vështirë. Nevojitet praktikë, njohje shumë e mirë e target grupit dhe shpesh here të aplikosh thjeshtësinë është gjëja më e vështire.

Gjithësesi kujtoni gjithnje: “Me pak, është më shumë”


What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations