views
Konferenca bashkon ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun & teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital. Mos harroni të përfitoni nga mundësia për të qëndruar përpara duke marrë pjesë në konferencën një ditore në Tiranë, Shqipëri, më 7 Nëntor.
“Eksperienca jonë dëshmon se investimi në mjetet dhe kanalet digjitale është mënyra e vetme për kompanitë dhe organizatat për tu zhvilluar dhe qenë konkurrues. Prandaj fokusi ynë në marketingun digjital, digitalizim dhe transformim të biznesit ishte zgjedhja e duhur për qasjen e AllWeb e orientuar në të ardhmen,” – theksoi Gerti Boshnjaku, bashkëorganizator i konferencës.
AllWeb vazhdon të tejkalojë pritshmëritë çdo vit, duke bërë një ndikim të fortë në marketingun digjital të Shqipërisë dhe të rajonit, si dhe në skenën e inovacionit dhe biznesit në përgjithësi. Po ashtu, eventi i këtij viti do të ofrojë përmbajtje të cilësisë së lartë nga folës ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë.
Më 7 Nëntor, skena e AllWeb do të mirëpresë më shumë se 10 folës nga Britania e Madhe, Danimarka, Austria… por edhe folës rajonalë nga Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, etj.
"Temë qendrore për konferencën e këtij viti është AI, e cila udhëheq evoluimin e marketingut dhe mundëson markave të navigojnë me precizion në peizazhin digjital dhe të ofrojnë përvoja të paharrueshme të markës. Folësit do të diskutojnë aspekte të ndryshme të temës, duke përfshirë krijimin e përmbajtjes, reklamat, analizat, sjelljen, kreativitetin dhe komunikimin," - shton Darko Buldioski, një nga themeluesit dhe drejtori i programit të konferencës.
Si çdo vit tjetër, organizatorët ofrojnë bileta Super Early Bird për anëtarët e tyre më të përkushtuar dhe të besueshëm. Këto bileta do të jenë në dispozicion për një kohë të kufizuar dhe në sasi të kufizuar online në allweb.digital së shpejti.
Folësit e parë të konfirmuar dhe të gjitha detajet e tjera janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës.
ALLWEB lindi në Maqedoni në vitin 2012 si një konferencë vjetore, duke shfaqur përmbajtje cilësore, folës fantastikë dhe studime të dobishme të rasteve, të gjitha në një vend, brenda një dite. Në vitin 2016, revista Business Mag Albania e solli atë në Shqipëri. Në këtë ngjarje unike, perspektivat e folësve ndërkombëtarë ndërthurin pa vështirësi praktikat më të mira lokale, të sjella nga ekspertë të industrisë nga rajoni.
Kontakt:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]
#E Rëndësishme
Për ata që nuk e njohin, kjo Konferencë organizohet brenda një dite të vetme, nga ora 09:00 – 18:00. Ajo sjell bashkë folës të njohur ndërkombëtarë nga e gjithë bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, të shpejta, mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe përfshijnë panele që diskutojnë komunikimet digjitale të tanishme dhe zgjidhjet inovatore për të ardhmen. Që nga viti 2012, më shumë se 3500 pjesëmarrës dhe 240 prezantues nga kompani ndërkombëtare si:
Google, Kompania Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald’s, The Drum, Raiffeisen Bank, Microsoft, Escape Studio, Grupi Agna, Manifest Social, Vodafone, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Big Media Expert , Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna), Digitalizuj.me etj.
#ËshtëPërMua?
Ky aktivitet është i vlefshëm për kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre ; për mediat e reja dixhitale dhe tradicionale ; për sipërmarrjet e reja startup dhe drejtuesit e tyre ; konsulentët financiarë dhe Strategjikë; menaxherë brandesh / markash; ekspertë të shitjeve online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.
Comments
0 comment