MediaTek Dimensity 9200 prezantohet zyrtarisht më 8 nëntor!
Kompania me bazë në Tajvan po bën përgatitjet e fundit për eventin.

MediaTek Dimensity 9200 prezantohet zyrtarisht më 8 nëntor!

MediaTek Dimensity 9200 është konfirmuar zyrtarisht se do të prezantohet më 8 nëntor me Snapdragon 8 Gen 2 që do të pasohet rreth një javë më vonë. 

Të dy çipat do të përfaqësojnë më të mirën që Android ka për të ofruar dhe përditësimet e fundit tregojnë se ata mund të kenë avantazhin e A16 Bionic në disa aspekte.

Burime të shumta kanë bëre me dije se Dimensity 9200 dhe Snapdragon 8 Gen 2 do të jenë më të mirë se A16 Bionic në departamentin e GPU. Çipi Dimensity 9200 do të ketë një bërthamë kryesore CPU Cortex-X3 e cila supozohet që do të sjellë një rritje në performancë të pa përpunuar prej 25 për qind më shumë. Ndërsa shpejtësia e orës së dy çipave mbetet e pakonfirmuar. 

Kompania me bazë në Tajvan po bën përgatitjet e fundit për eventin. 

Për t'ju kujtuar, Snapdragon 8 Gen2 do të prezantohet një javë më vonë në Samitin Snapdragon nga 15-17 nëntor.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations