119
views
views
AT&T ka nisur një hetim mbi burimin e rrjedhjes së të dhënave që përfshin informacione personale të 73 milionë klientëve aktualë dhe të mëparshëm.
Informacionet që kanë rrjedhur përmbajnë adresat, numrat e sigurimeve shoqërore etj.
Gjigandi amerikan i telekomunikacionit tha se nuk ka prova që këto të dhëna personale të jenë vjedhur, megjithatë ekspertë të sigurisë kibernetike do të hetojnë rastin.
Kompania bëri të ditur gjithashtu se pas rrjedhjes së të dhënave personale, ka ndryshuar kodet e klientëve.
AT&T u bëri thirrje klientëve që të jenë vigjilentë dhe të njoftojnë nëse vënë re aktivitete të dyshimta në llogarinë e tyre.
Rrjeti AT&T është një nga kompanitë më të mëdha në SHBA që ofron shërbimin celular dhe të internetit.
Comments
0 comment