Konferenca ndërkombëtare AllWeb rikthehet në Shqipëri këtë Nëntor
AllWeb Albania rikthehet në Shqipëri këtë nëntor, pas dy vitesh! Konferenca ndërkombëtare e marketingut dixhital , është e fokusuar në shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e biznesit.

AllWeb u organizua për herë të parë në Tiranë, Shqipëri në vitin 2016, me një event që tejkaloi pritshmëritë e tij fillestare dhe u prit shumë mirë nga audienca e përbërë nga profesionistët e fushës dhe kompani e biznese novatore.

 

 

Ajo rikthehet me misionin e saj fillestar:

 

“Të ofrojë përmbajtje cilësore, folës të shkëlqyer, raste studimore praktike, shkëmbim njohurish dhe shumë më tepër.”

Temat e këtij viti do të jenë përvoja e përdoruesit, eksplorimi kreativ, metaverse, web3, strategji biznesi dhe si çdo herë praktikat më të mira të marketingut dixhital.

Me pjesëmarrjen e 12 folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas, nën drejtimin e Gerti Boshnjakut, themelues dhe drejtues ekzekutiv i New Media Group, themelues i Business Magazine Albania dhe drejtues i portalit AlbaniaTech.

Nuk di se çfarë të presësh

Ky 2 nëntor do t’u dedikohet: marketingut dixhital, kreativitetit, metaverse, përvojës së përdoruesit, web3 dhe strategjive të biznesit. Ftojmë të gjithë drejtuesit e nivelit C, menaxherët e marketingut, agjensitë e reklamave, ekspertët e PR dhe komunikimit, sipërmarrësit, pronarët e SME-ve dhe konsulentët e biznesit të na bashkohen në këtë konferencë një-ditore që do t’ju lërë pa frymë.

BLI KETU biletën Early Bird!

Ne do t’ju informojmë në vijim për folësit e ketij viti tek faqja e dedikuar eventit AllWeb.al. Ndërkohë ju kujtojmë vetëm disa prej mesazheve të përçuar nga folësit gjatë konferencave të mëparshme. 

1- Jemi në një botë që flet të njëjtën gjuhë, atë digjitale. Por, marketerët janë në sfidën e përdorimit të të gjitha risive digjitale dhe njohjen e nevojave të klientit, për një shërbim sa më efektiv ndaj tij.

2- Të komunikosh se si produkti përmbush nevojat e klientit, është një privilegj i marketerit dhe detyrë e tij për ta bërë këtë punë me integritet. Sot, kur jemi “të mbytur” nga ofertat e produktet të ndryshme, “duhet të flasim në gjuhën e konsumatorit dhe të mos përdorim zhargonin e industrisë”.

Lexo: 9 Idetë kryesore nga Konferenca e Marketingut Dixhital ALLWEB Albania 2018

3-Përdorimi i të dhënave gjithnjë në rritje kërkon integritet. “Mos i shisni të dhënat e klientit”, ishte mesazhi i folësit Matt Desmier. Tek nevojat e klientit gjeni përgjigjen e çdo veprimi, që do të ndërmerrni. Ndaj, njihni shumë mirë atë dhe vendosuni në pozicionin e tij, për të ndërtuar strategjitë e marketingut, për të zgjedhur kanalet e komunikimit dhe për të gjetur fjalët e duhura të prezantimit të produktit. SEO, një prej investimeve më afatgjata, kërkon po ashtu të keni parasysh klientin.

4-Hulumtoni audiencën dhe atë që organizatori i eventit dëshiron që ju të arrini. Çfarë rezultatesh duan ata?

5- Ejani me idenë tuaj të madhe – më pas ndajeni atë në nën-mesazhe nëse është e nevojshme.

6- Mendoni për një frazë ose shprehje goditëse për të shprehur idenë tuaj – një të cilën mund ta përdorni gjatë gjithë fjalimit.

7- Vendosni qëllimet tuaja të njohurive – çfarë dëshironi që ata të mësojnë?

8- Vendosni qëllime emocionale – si dëshironi që ata të ndihen?

9- Vendosni qëllimet e veprimit – çfarë dëshironi që ata të bëjnë?

10- Shkruani një fragment për secilin mesazh, që përfshin një pyetje, fakt ose zbulim për të angazhuar audiencën, një histori për të ilustruar pikën kryesore, për të forcuar mesazhin si rezultat i historisë dhe pastaj prezantoni thirrjen për veprim.

11- Shkruani një paragraf të fortë hapës dhe mbyllës për të gjithë fjalimin dhe mësojini ato.

12- Bëni prova dhe jini të qetë gjatë gjithë prezantimit.

BLI KETU biletën Early Bird!

AllWeb i tejkalon pritshmëritë duke ndikuar në skenën shqiptare të Biznesit Dixhital, Marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare / Rajonale dhe vendase.

Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si:

Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me

Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të shpallen në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al

 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations