views
Në botën e sipërmarrjes ka shume modele suksesi që më pëlqen të ndjek dhe të mësoj prej tyre.
Elon Musk është një nga ato modele që nuk kam si ta ndjek veçse duke parë çfarë bën.
Veprat dhe hapat që ndjek janë thjesht jashtë kufijve që çdo rrugë tradicionale përcakton.
Ndoshta një pjese e mirë e juaj, nuk e kanë ndjekur eventin e inagurimit të Cybertruck, por nëse jeni kurioz
mund të shihni një permbledhje në linkun në vijim -> https://www.youtube.com/watch?v=464puoD09dM&t=504s
Gjatë viteve, Tesla ka qënë dhe është një nga kompanitë e rralla, që thjesht shtyjnë limitet e asaj cfarë është e mundur, ose perceptojmë ne si të mundur, vazhdimisht dhe herë pas here.
Elon Musk, është vizionari dhe drejtuesi i Tesla dhe SpaseX (një kompani për ata/ato që nuk e dinë, që punon më Nasa për të nxjerë raketa në hapsirë).
Përgjatë viteve Musk ka bërë inagurime mbas inagurimi duke thyer pritshmërite e fansave të auto-industrise nëpër botë, por çfarë mund të mësojmë nga Musk?
Përsonalisht si sipërmarrës, ndoshta mesazhi më i madh që më bën të nxjerr përmblidhet në një fjalë.
Guxim.
Sado klishe të duket, sado 1000 herë që e kemi dëgjuar, sado çdo hartim, çdo film apo çdo histori suksesi e reklamon, guximi është thjesht një nga ato gjëra që nuk ka shkollë, apo teknike, apo strategji që mund të na e mësojë.
Çfarë më len gjithomnë me gojë hapur tek iniciativat e Elon Musk, është absurditeti i objektivave që ka, disiplina dhe mënyra intensive që ndjek për të arritur ato dhe mbi të gjitha, një aftësi që është më e vështirë se çdo gjë tjetër në sipërmarrje…
Guximi për të riskuar çdo gjë, për hatër të progresit.
Nëse ndjekim me vemendje hapat që Musk dhe Tesla apo SpaceX ndërmerr, asnjë prej inagurimeve apo
hapave që bëhen, ndërlidhen me hapa që do ndiqte një kompani e thjeshtë tradicionale, qoftë edhe korporatë.
Një shëmbull perfekt i asaj që dua të ilustroj nëpërmjet këtij mesazhi ishte inagurimi i fundit i Cybertruck në Kaliforni.
Ndërkohë që industria e mini-kamionave (Trucks) në Amerike është një nga industritë më të suksesshme në vend, vetë industria dhe prodhimi i këtyre automjeteve ka qënë relativisht e njëjtë për 100 vite… Deri sot.
Pamvarësisht faktit që e prisnim një automjet shumë të mirë nga Tesla dhe me elektricitet, ajo që nuk prisnim
ishtë një dizajn aq jashtë normave sa ai që pamë gjatë eventit.
Dhe pikërisht kjo më bën të reflektoj mbi natyrën e sipërmarrjes...
Më kujton natyrën që kishtë Apple përgjatë kohës që jetonte Steve Jobs dhe më kujton ato pak raste në histori ku një kompani arrin të ndryshojë çdo gjë, pse?
Vetëm sepse ka guximin të riskojë gjithçka për të arritur në
nivelin tjetër.
Lloji i mendësisë që duhet për të ecur në këtë mënyrë në biznes është shumë i rallë dhe e sheh vetëm tek pak sipërmarrës.
Çfarë arrij të kuptoj nga ky inagurim, është që duhet të riskoj më tepër, të jem më ambicjoz me objektivat e mia dhe të shtyj limitet e asaj që mendoj është e mundur vazhdimisht.
Sa ëndrra apo objektiva kemi që nuk kemi guxuar ti nxjerrim nga sirtari, vetëm sepse na janë dukur tepër ambicioze apo jo-realiste.
Çfarë po na pengon tani, në këtë moment për të hedhur një hap drejt diçkaje që na entuziazmon dhe frikëson njëkohësisht?
A është frika?
A është mungesa e besimit?
A është përtesa?
Për gjithsecilin kjo përgjigjie është ndryshe, prandaj dhe ju ftoj të shënoni tani 3 objektiva të mëdha dhe ambicjoze që keni.
Poshtë çdo objektivi të shënoni arsyet që mendoni se po ju bllokojnë për ti arritur ato dhe në vijim sa më shumë arsye pse është një domosdoshmëri ti arrini.
Nëse keni dëshirë ju ftoj ti ndani shënimet tuaja më poshtë :)
Ju uroj të gjithëve një super të Hënë dhe javë përpara.
—-
Nëse ju pëlqeu ky artikull, do t’ju pëlqejë edhe sfida 100 ditore që i kam caktuar vetes, e cila quhet
#100ditë krenar. Jeni kurioz, shihni videon këtu -> https://www.facebook.com/laidiferruni123/videos/415573132718282/
Comments
0 comment