views
Sipas të njëjtit studim, shumica e përdoruesve të transportit publik (88 për qind) thonë se qëndrueshmëria dhe mjedisi ndikojnë në shpeshtësinë e përdorimit të transportit publik, ku shumica e tyre janë të punësuar (62 për qind) dhe përdorin transport publik të paktën tre ditë në javë.
Teknologjia "Tap-to-ride", mundëson prekjen e kartës ekzistuese ose portofolit digjital për të paguar tarifën, një zgjidhje shumë më e përshtatshme sesa të mbash shumën e duhur të parave ose të shqetësohesh për kartën e metrosë që duhet të jetë gjithmonë e mbushur. Visa ka ndihmuar në mundësimin e pagesave të tranzitit pa kontakt në qytete në mbarë botën, nga Bangkok në Mexico City në Rio dhe më gjerë, ndërsa mbështet më shumë se 550 iniciativa të lëvizshmërisë urbane që nga fillimi i teknologjisë tap-to-pay në tranzit në vitin 2011.
Rritja e shpejtë e përdorimit të pagesave digjitale shërben si dëshmi për të vërtetuar se sa tërheqës është bërë ky opsion për konsumatorët. Për herë të parë, rrjeti i Visa-s ka përpunuar mbi një miliardë transaksione tap-to-ride në sistemet globale të tranzitit në një vit të vetëm. Evropa përbën pjesën më të madhe të këtyre transaksioneve, duke përfshirë mbi katër milionë në ditë vetëm në sistemin e transportit të Londrës, por çdo rajon po rritet; me Amerikën e Veriut që tashmë përbën afërsisht një në pesë ‘trokitje’ pa kontakt në tranzit[1]. Teknologjia e pagesave pa kontakt ka dëshmuar se ofron normë kthimi nga investimi (ROI)[2] pozitive për agjencitë e tranzitit, përveçse u jep klientëve komoditet dhe fleksibilitet.
E njëjta teknologji pa kontakt mbështet gjithashtu kartat Visa Prepaid dhe Private Label, të cilat shtrijnë përdorimin e biletave digjitale për të gjithë përdoruesit e tranzitit, pavarësisht nga gjendja e tyre financiare ose nëse ata kanë akses në një llogari bankare, duke luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e përfshirjes financiare në mbarë botën.
Visa po punon me qytetet, planifikuesit urban, autoritetet e transportit, operatorët dhe ofruesit e zgjidhjeve për të riimagjinuar përvojën e udhëtimit urban me fokus në transportin gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm dhe të ndërlidhur. Përmes Rrjetit të Qyteteve Rezistente, Visa ka bashkëpunuar me një numër qytetesh të Amerikës Latine dhe Karaibeve për të zhvilluar së bashku zgjidhje digjitale për të adresuar sfidat e tyre unike.
Visa po punon gjithashtu së bashku me nismën e World Economic Forum për koalicionin global të lëvizshmërisë së re (Global New Mobility Coalition), i cili po përpiqet të kuptojë më mirë sfidat dhe zgjidhjet për të krijuar një ekosistem të përbashkët, të lidhur dhe të dekarbonizuar të lëvizshmërisë. Ekipi kohët e fundit shqyrtoi ndikimin në qëndrueshmëri që mund të ketë inovacioni në pagesën e tarifave: Inovacioni në pagesat e lëvizshmërisë po i mban njerëzit në lëvizje duke mbrojtur planetin.
Për 60 vitet e fundit, Visa ka bashkëpunuar me agjencitë qeveritare për të transformuar mënyrën se si njerëzit bëjnë transaksione, udhëtojnë dhe rriten për të avancuar ekonomitë dhe për të ngritur komunitetet kudo. Revolucionimi i mënyrës se si të gjithë, kudo mund të paguajnë tarifat e tyre të transportit çdo ditë, është mënyra më e fundit që ne po ndihmojmë për ta realizuar këtë.
Për të mësuar më shumë rreth iniciativave globale të lëvizshmërisë urbane të Visa, ju lutemi vizitoni faqen Visa’s Global Urban Mobility. Mund të mësoni më shumë rreth Anketës së Visa për të Ardhmen e Lëvizshmërisë Urbane duke vizituar linkun.
[1] Statistikat e sakta nga anketa e Visa's Future of Urban Mobility raportojnë se transaksionet e pagesave pa kontakt në tranzit në Amerikën e Veriut përbëjnë 19.2% të 1 miliard transaksioneve Visa këtë vit fiskal.
[2] Visa: “Cashless Cities: Realizing the Benefits of Digital Payments” gjendet online në: https://usa.visa.com/dam/VCOM/global/visa-everywhere/documents/visa-cashless-cities-report.pdf
Comments
0 comment