views
konferencë janë Sirous Kavehercy dhe Lara Acosta. Me përvoja unike dhe perspektiva të
freskëta në fushën e komunikimit, inteligjencës artificiale dhe brandimit personal, këta dy
profesionistë ofrojnë njohuri që çdo pjesëmarrës do të dëshirojë të marrë me vete.
Sirous Kavehercy: Frymëzim nga përvoja e një pioneri në teknologji
A keni menduar ndonjëherë si dukeshin ditët e para të internetit? Sirous Kavehercy, një nga
emrat më të spikatur në inovacion dhe botën digjitale, ka qenë aty që nga fillimi. Që në vitet ’80,
Sirous mësoi programim kur interneti ishte ende një koncept i largët, dhe sot është një nga
ekspertët më me përvojë në botë në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe komunikimit global.
Në AllWeb 2024, Sirous do të na tregojë se si AI po ndryshon mënyrën se si udhëheqim dhe
komunikojmë në botën diGJitale. Ai do të ndajë përvoja të vërteta nga karriera e tij
ndërkombëtare, duke na dhënë një vizion të qartë të së ardhmes dixhitale. Me një histori të
pasur dhe rrëfime personale, prezantimi i tij do të jetë një udhëtim që nuk duhet humbur.
Nëse ndërtimi i një marke personale ju ka intriguar ndonjëherë, atëherë Lara Acosta është
personi që duhet të dëgjoni. Konsideruar si krijuesja e përmbajtjes #1 në LinkedIn për vitin
2023, Lara është e njohur për strategjitë e saj praktike dhe të thjeshta për të ndërtuar një prani
të fuqishme online. Ajo filloi karrierën e saj ndërsa ende studionte për master, duke themeluar
LA Digital, një agjenci që ndihmon sipërmarrësit të ndërtojnë markën e tyre personale. Sot, ajo
ndihmon mijëra njerëz të shfrytëzojnë fuqinë e LinkedIn-it për të rritur ndikimin e tyre profesional
dhe për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme. Në AllWeb, Lara do të ofrojë teknika të
provuara për ndërtimin e markës personale dhe se si mund të shkëlqeni në LinkedIn. Me
strategjinë e saj “No fluff, just stuff”, Lara premton të ndajë vetëm ato metoda që funksionojnë
me të vërtetë dhe që mund t’i implementoni menjëherë.
Me folës si Sirous Kavehercy dhe Lara Acosta, AllWeb ofron një kombinim unik të njohurive
teknologjike dhe ekspertizës së branding-ut personal. Kjo konferencë nuk është vetëm për ata
që ndjekin trendet e fundit në teknologji dhe komunikim, por edhe për profesionistët që duan të
kuptojnë se si mund të formojnë të ardhmen e tyre në një botë gjithnjë e më digjitale.
Nëse doni të dini sesi inteligjenca artificiale po transformon lidershipin ose si mund të ndërtoni
një markë personale që shkelqen në LinkedIn, AllWeb është vendi ku duhet të jeni. Përgatituni
për një eksperiencë unike dhe frymëzuese që do t’ju lërë me njohuri të reja dhe energji për të
përqafuar të ardhmen.
Comments
0 comment