Kujdes/ Çfarë do të ndodhte nëse një sulm kibernetik do të fshinte llogaritë tona bankare?
Ja si e shpjegojnë ekspertët

Në ditët e sotme sa vjen e shtohet frika përsa i përket sulmeve kibernetike. Lidhur me këtë eksperti ka imagjinuar se çfarë mund të ndodhte nëse një sulm kibernetik do të fshinte llogaritë tona bankare?

Eksperti thonë se një sulm kibernetik që të ndodhë ka nevojë për mbështetjen e një grupi kriminel të lidhur me një qeveri të huaj, pasi në këtë mënyrë mund të planifikohet gjithçka deri në detajet më të vogla dhe madje të parashikohet shkatërrimi total në çdo lloj forme. 

Por çfarë do të sillnte një sulm i tillë?

Pasojat e një sulmi të tillë janë protesta në mbarë botën, shkatërrimi i të dhënave bankare, duke përfshirë ato për pagesat e hipotekave si dhe kontroll ekstrem mbi përdorimin e parave (pasoja e fundit është tashmë një realitet konkret për vende; si Libani i cili vijon të vuajë kriza të mëdha ekonomike). 

Nga ana tjetër duhet të theksojmë se nuk dëgjon shpesh për sulme të tilla katastrofike kibernetike në botën reale, por ama nëse ndodhin janë vërtetë shkatërruese. Ju kujtojmë këtu rastin e frikshëm të ndodhur në vitin 2016, ku hakerët kriminelë të lidhur me Korenë e Veriut arritën të futeshin fshehurazi në sistemet e komunikimit të pagesave ndërbankare dhe të rrëmbenin të paktën një miliard dollarë në llogaritë e tyre. 

Cili është qëllimi i këtyre sulmeve?

Këto sulme synojnë gjithmonë në një mënyrë ose në një tjetër për të zhvatur ose vjedhur shuma të mëdha parash dhe jo për të shkatërruar një bankë apo të gjithë sektorin bankar të një vendi. Që të ndodhë një sulm i tillë terreni përgatitet prej kohësh, pasi thuajse është i pamundur, aq më tepër që në këtë kohë është rritur vëmendja ndaj sistemeve të IT në banka dhe kjo gjë është treguar dhe nga një paralajmërim i fundit i Bankës Qendrore e Bashkimit Evropian që bëri thirrje të vazhdueshme për rritje të mbrojtjes kundër sulmeve.

Si funksionon siguria e TI-së e bankave

Sulmet e ndodhura në sistemet bankare janë skenare të sulmi terrorist, i cili asnjëherë nuk kryhet pa pasur mbështetje. 

Ja si e shpejgon Stefano Zanero, ekspert i sigurisë së IT në Politecnico, Milano: 

“Nëse mendojmë për sulmet e vetme të fundit të këtij lloji kundër një banke, janë sulmet e Rusisë kundër Ukrainës me malëare-in NotPetya në vitin 2017”, shton Zanero. Ukraina kishte qenë prej kohësh viktimë e sulmeve kibernetike nga Rusia dhe në atë rast dukej se ishte një lloj prove. Sipas disa vlerësimeve, rreth 10 për qind e kompjuterëve të vendit ishin prekur dhe të dhënat ishin bërë të parikuperueshme ose fshirë plotësisht. Objektivat e prekura përfshijnë të paktën katër spitale, kompani energjetike, aeroporte, banka dhe sisteme pagesash. Vështirësia për të nisur një sulm kibernetik ndaj një banke lidhet drejtpërdrejtë me arsyen e vetë ekzistencës së serverëve të bankave. “Sistemi bankar në fakt mban para në kuptimin e ngushtë të termit. Paraqitja numerike që ekziston në llogaritë tona bankare janë fjalë për fjalë paratë tona”, vijon Zanero. “Duke pasur parasysh rëndësinë e tyre për stabilitetin monetar, sistemet bankare janë të mbrojtura mirë,” siguron Zanero. Kur mendojmë për sistemin kompjuterik të një banke, duhet të imagjinojmë një strukturë komplekse: janë kompjuterët e punonjësve individualë në zyra të ndryshme, ato të kompanive që ofrojnë mbështetje IT ose shërbime të tjera, por ka edhe sisteme me të cilat ne ndërveprojmë nëpërmjet ëeb, të tilla si banka jonë në shtëpi. Dhe më pas janë sistemet mbështetëse, ato që realisht regjistrojnë dhe ruajnë fluksin e parave. "Kur flisni për një sulm kibernetik, duhet të kuptoni se për çfarë po flisni: për të shkatërruar gjithçka që mund të mendonim për një sulm të tipit ransomëare (i cili kodon të dhënat duke i bërë ato të palexueshme) ose një fshirje totale (që fshin plotësisht skedarët) ”vazhdon Zanero, por rezultati do të ishte i njëjtë. Bankat kanë kërkesa specifike sigurie për t'u respektuar, në mënyrë që të garantojnë elasticitetin e sistemeve," shpjegon Zanero. "Asgjë nuk është e paprekshme, por qartësisht që të arrish të fshish të gjitha të dhënat do të thotë se kompleksiteti i sulmit rritet," përsërit Zanero. 

Kujtojmë se në prill 2022, qarku i pagesave NEXI, ofruesi kryesor i pagesave elektronike në Itali, pati një ndërprerje prej gati gjysmë ore që bllokoi pagesat me Pos dhe disa ATM në të gjithë Italinë dhe ndërprerja nuk kishte të bënte veçse me një sulm kriminal.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations