“AllWeb”, konferenca ndërkombëtare një ditore e marketingut digjital mbërrin sot në Tiranë!
12 ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas, emra të njohur të fushës së marketingut dhe teknologjisë rrëfejnë eksperiencat e tyre të suksesit
Mos e humbisni…

“AllWeb”, konferenca ndërkombëtare një ditore e marketingut digjital mbërrin sot në Tiranë!

Pas dy vitesh mungesë rikthehet në Shqipëri konferenca ndërkombëtare e marketingut dixhital me në fokus shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e biznesit.

Profesionistë të fushës, kompani dhe biznese novatore do të bëhen bashkë sot për të diskutuar rreth: Marketingut digjital, kreativitetit, përvojës së përdoruesit, strategjisë për biznes, krijimit të përmbajtjes, shkëmbimit të eksperiencës, si dhe informacione për metaverse (botës së vetme virtuale 3D).

Kjo konferencë u mbajt në Qendrën Kulturore, Katedralja Ortodokse e Ngjalljes së Krishtit dhe është e ndarë në 4 pjesë. 

Pjesa e parë e konferencës u zhvillua në orën  09:00 – 12:00; pjesa e dytë nga ora 12;00 -14:00; Pjesa e tretë nga ora 15:00 – 17:00 dhe pjesa e katërt dhe përmbyllëse nga ora 21:00-00;00 e cila u finalizua me një party. 

Folës në këtë konferencë një ditore janë 12 ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas të cilët janë emra të njohur të fushës së marketingut dhe teknologjisë.

Kjo konferencë vjen nën drejtimin e Gerti Boshnjakut, themelues dhe drejtues ekzekutiv i Neë Media Group, themelues i Business Magazine Albania dhe drejtues i portalit AlbaniaTech. 

Kujtojmë se  “AllWeb”  u organizua për herë të parë në Tiranë në vitin 2016 me një event që tejkaloi pritshmëritë e tij fillestare dhe u prit shumë mirë nga audienca e përbërë nga profesionistët e fushës dhe kompani e biznese novatore. 

Duke qenë se këtë vit konferenca ndërkombëtare rikthehet pas një pause 2-vjeçare bëni kujdes, pasi pritet t’ju lërë “pa frymë”.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations