Disa këshilla si të përmirësoni fotot dhe videot e krijuara për rrjetet sociale
Në ditët e sotme, mundësia për të edituar foto, për t’i ndarë në rrjetet sociale dhe kompaktësia janë sigurisht avantazhet e krijimit të fotove ose videove me një smartphone.

Me disa rregulla dhe truke të thjeshta, mund të kapni momente magjike me smartphone-t tuaj Galaxy A33 dhe A53 5G. Më poshtë ju tregojmë disa opsione të thjeshta, por shumë të dobishme nëse doni pasuroni rrjetet tuaja sociale me foto dhe video epike.

Rregulli i treshit

Rregulli i treshit përdoret shpesh në fotografi për t’i bërë ato sa më të këndshme për syrin. Për të ndjekur këtë rregull, mjafton ta ndani kutinë në nëntë katrorë të veçantë që përbëjnë një rrjet prej tre katrorësh horizontale dhe tre vertikale. Samsung Galaxy A33 & A53 5G e kanë të integruar këtë mjet brenda aplikacionit të fotografisë, kështu që në vetëm disa hapa të thjeshtë mund të aktivizoni opsionin Grid Lines për ta bërë më të lehtë pozicionimin e subjekteve tuaja.

Eksploro opsionin Food Mode

Piknikët e improvizuar në park, mëngjeset e vona të verës dhe pjatat e veçanta në destinacionet e ndryshme të pushimeve, janë vetëm disa nga situatat kur ne nuk do mund t’i rezitojmë dot postimit të fotove të ushqimeve në rrjetet tona sociale. Opsioni Food Mode i integruar në serinë e re Galaxy A ju ndihmon të fotografoni pjatat tuaja të preferuara duke rregullon automatikisht ngjyrat për një pamje më estetike.

Shkrepni disa fotografi dhe video me Night Mode

Nuk keni pse të humbisni një ngjarje apo moment të rëndësishëm me miqtë tuaj vetëm për shkak të ndriçimit të ulët. Me përmirësimet e kamerave në telefonat e serisëGalaxy  A, shkrepja e fotografive në mjedise të errëta ose gjatë natës është shumë më e lehtë. Night Mode sintetizon automatikisht deri në 12 imazhe në të njëjtën kohë, kështu që fotot e natës duken të ndritshme. Dhe kur regjistroni video në mjedise me dritë të ulët, shpejtësia e kuadrove të serisë Galaxy A rregullohet automatikisht për të krijuar video të qarta, gati për tu postuar në rrjetet sociale.

 

Super Slow-Mo për video unike

Super Slow-Mo Mode është ideal  për të regjistruar video interesante dhe plot lëvizje, ndryshe nga ato që postojmë zakonisht. Pasi të konfiguroni skenën tuaj dhe të siguroheni që keni ndriçimin e duhur, aktivizoni Super Slow-Mo dhe filloni të regjistroni.

Fuqia e editimit

Fotot dhe videot kanë nevojë për një prekje të fundit përpara se t’i postojmë në rrjetet tona sociale. Editimi është një formë arti e nënvlerësuar. Sa më shpejt ta pranojmë këtë, aq më mirë. Smartphone-t Galaxy A33 & A53 5G ofrojnë disa veçori për editimin e fotove brenda opsionit të kameras.

Photo Remaster i jep jetë të re fotove të vjetra dhe me cilësi të ulët. Ndërsa me ndihmën e Object Eraser mund të hiqni imazhet e padëshiruara  në sfondin e fotove që keni shkrepur.

Tani është koha që t'i vini në zbatim këto këshilla. Krijimi i fotografive dhe videove është një mënyrë e shkëlqyer për të kapur kujtimet dhe për të eksploruar anën tuaj krijuese. Për më shumë informacion vizitoni: https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-a/galaxy-a53-5g-awesome-blue-256gb-sm-a536blbleuc/

 

Me blerjen e të dyja këtyre pajisjeve, do të përfitoni edhe gjashtë muaj përdorim të shërbimit OneDrive,

me të cilin do të mund t’i mbani të sigurta të gjitha të dhënat dhe fotot tuaja. Ju mund të sinkronizoni galerinë tuaj me OneDrive dhe shijoni memorien 100 GB. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/one-drive-promo-2022/

 

 

 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations