Vetpunësimi dhe Sipërmarrësit 20 vjecar
Të jesh sipërmarrës tashmë është trendi, është cool, duket sikur je dikush me aftësi të mbinatyrshme. Nuk mund të them të njëjtën gjë kur isha në fillimet e mia si sipërmarrëse. Kur më e shpeshtë ishte pyetja, “Nuk ke arritur të gjesh një punë?” Sesa komplimentimi: “Hey Adela ti mund tja dalësh Bravo.”

Të jesh sipërmarrës tashmë është trendi, është cool, duket sikur je dikush me aftësi të mbinatyrshme. Nuk mund të them të njëjtën gjë kur isha në fillimet e mia si sipërmarrëse. Kur më e shpeshtë ishte pyetja, 

“Nuk ke arritur të gjesh një punë?” 

Sesa komplimentimi: 

“Hey Adela ti mund tja dalësh Bravo.” 

Ndërsa sot shumë gjëra kanë ndryshuar. Kur i pyeta studentët orën e parë në auditor se ku e shikonin veten pas 5 vjet, u suprizova në 65 veta - 20 më thanë sipërmarrës. Kjo më lumturoi shumë. 

Elementë të ndryshëm janë bërë bashkë në këtë revolucion, por mendoj se meritën kryesore e ka interneti, i cili na ka dhënë mundësinë të mësojmë, të ëndrrojmë dhe të konkurojmë të barabartë të paktën në dije me këdo në anën tjetër të botës. 

Kjo ka ndikuar në ndezjen e shkëndijës për tu bërë sipërmarrës, më pas kalimi nga ide në realitet ndihmohet nga aktorë të shumë të ekosistemit. 

Nuk ka rëndësi se në cilën fushë dëshiron të zhvillosh sipërmarrjen tënde, e sigurt që është dikush që do të të shtrijë dorën, e të dy do të ecni përpara. 

Programi i vetpunësimin nga UNDP Albania ka mundësuar, krijimin e më tepër se 80 sipërmarrësve, vetëm në vitin e shkuar, të cilët nën mentorimin e Prof Zen Markut dhe Tan Mezinit arriten që në vetëm 2 muaj të kthehen nga dikush që kishte një ide për tu bërë sipërmarrës, në sipërmarrës, po nga ata prej vërteti me NIPT. 

UK Tech Hub Albania - Programi i cili synon të jetë një urë lidhëse midis vendeve të Ballkanii Perëndimor dhe Mbretësisë së Bashkuar. Pjesë e programit te UK Tech Hub Albania është edhe një udhëtim në Londër për tu njohur me ekosistemin dhe partneret potencial, e cila rezervohet për 7 fituesit e cdo edicioni. Në kthim vjen me një tjetër frymë

Më e reja mes tyre por jo më pak e rëndësishmja, EU4Innovation një program multidimensional ku qëllimi bazë është të krijohet një ekosistem që do të funksionojë edhe kur programi të ketë përfunduar. Mundësi financimi nëpërmjet Challenge Fund, trajnime të ndryshme si “Flexible Start-up Support” organizuar nga Officina dhe Innovation NEST e shume të tjera, do të bëjnë të ecësh më shpejt në fazat e biznesit tënd. 

Hapide Combinator” është një program inkubimi dhe akselerimi për startup-et me impakt social, i përshtatur me fazat e ndryshme të zhvillimit të biznesit.

Konkursi IDEA është një tjetër mundësi shumë e mirë për të rinjt, ku gjatë një rrugëtimi të gjatë e të detyruar trajnimesh, ti merr të gjithë njohuritë e nevojshme për të shkruar një business plan për idenë tënde e më pas mund të kërkosh të përfitosh nga fondi që ata kanë. 

Cdo ditë mund të gjesh një event dedikuar sipërmarrjes, startups, teknologjisë në Tiranë, kjo fal edhe Coëorking Spaces si Coolab dhe Innospace, por edhe komuniteteve si Garazh, të cilët bëhen bashkë e i kthejnë idejen komunitetit. 

Tani, për ty të ri që arrite në fund të këtij artikulli, kam vetëm disa këshilla:

  1. Besoji vetes dhe instiktit tënd, është më mirë të jesh ti fajtor për gabimet e tua sesa prindërit apo dikush tjetër. 

  2. Kërko dhe mos nguro - nëse ti nuk e ke problem të kërkosh e të pyesësh, unë dhë cilido me më tepër eksperiencë në këtë fushë nuk do të ngurojë të të ndihojë. 

  3. ëndërro dhe puno për atë ëndër, nëse ke atë ëndërr e jo një ëndërr tjetër një aryse duhet të ketë. 

Më besoj, po arrite ta ëndërrosh dhe ta vizualizosh, e ke të lehtë ta realizosh. 

Kaq për sot 

XOXO
Adela

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations