Portali AlbaniaTech është live: Gjithçka mbi ekosistemin shqiptar të inovacionit në një platformë të vetme!
Portali AlbaniaTech u lançua online. Ky është vetëm fillimi i misionit të AlbaniaTech, për të ofruar mbështetje në zhvillimin e ekosistemit shqiptar të teknologjisë dhe informacionit.

Për të forcuarbashkëpunimin midis palëve të interesit brenda Shqipërisë dhe për të rriturvizibilitetin e ekosistemit të startup-eve shqiptare, për sipërmarrësit dheinvestitorët në të gjithë botën, EU for Innovation (BE për Inovacionin) kambështetur zhvillimin e portalit online Albaniatech.org, i cili do të përfaqësojë ekosistemin e startup-eve nëShqipëri, në mënyrë të kuptueshme për të gjithë territorin e jashtëm dhe do tëçojë në bashkëpunime të mëtejshme midis palëve të interesit.

 

AlbaniaTech ështëplatforma e parë shqiptare e ekosistemit të startup-eve dhe inovacionit, kupërfshihen aktorët e tij dhe shërbimet e tyre, si dhe vendi ku ndahen historitëe suksesit dhe ofrohet një vështrim i qartë mbi startup-et aktive shqiptare.

Qëllimi i platformës ështëtë shërbejë si një hapsirë virtuale e cila bën sëbashku komunitetin shqiptar tëstartup-eve, duke forcuar vazhdimisht kapacitetet për inovacion midis aktorëvetë ekosistemit dhe duke krijuar marrëdhënie midis ekosistemit të inovacionit nënivel lokal dhe ndërkombëtar.

 

Teksa prezantonteportalin, Gerti Boshnjaku, drejtues iportalit AlbaniaTech u shpreh: “Portali AlbaniaTech synon të bëjë sëbashkukomunitetin ekzistues të teknologjisë në një platformë të vetme. Në sinkron mekëtë vjen dhe objektivi për të krijuar ura lidhëse midis Shqipërisë dheshteteve të tjera, duke ndërtuar një ambient për bizneset, institucionet dhedonatorët e kapitalit, për të gjetur njëri-tjetrin dhe për të bërë biznesetinovative shqiptare të suksesshme në tregun rajonal dhe global.”

 

Versioni i parë i Albaniatech përfshin:

  1. Vështrim mbi ekosistemin e AlbaniaTech (Ecosystem Overview)
  2. Informacione mbi qytetet Tech Hubs si Tirana, Korça dhe Shkodra.
  3. Zbuloni Shqipërinë: informacion mbi punësimin, jetesën, krijimin e një biznesi dhe investimin në Shqipëri.
  4. Showcases - histori suksesi të kompanive dhe organizatave shqiptare, themeluesve, diasporës dhe bashkëpunimeve në Ballkan.
  5. Lajmet më të fundit dhe eventet të cilat ndodhin në ekosistemin shqiptar të inovacionit.
  6. Akses në portalin e punësimit, në bashkëpunim me Duapune.al

Përveç faqes virtuale,portali është i pajisur me prezencë online në Facebook, Linkedin, Instagram, dhe Twitter si dhe fushata promovuese virtuale. Portali AlbaniaTechështë burimi kryesor i të gjithë informacioneve mbi ekosistemin e Shqipërisë.Ai u zhvillua duke u bazuar në rekomandimet e StartupAmsterdam dhe praktikat mëtë mira nga TechUkraine, me mbështetjen e EU for Innovation, një projekt iimplementuar nga agjensia gjermane për zhvillim GIZ, Deutsche Gesellschaftfür Internationale Zusammenarbeit.

 

Dr. Jacqueline Jaspert,drejtuese e projektit EU for Innovation shprehet: “AlbaniaTech ka një mision,është një mjet për bashkëpunim, një mjet që forcon komunitetin e teknologjisëdhe startup-eve në Shqipëri, duke i prezantuar historitë shqiptare të suksesittë gjithë botës. Portali krijon një identitet dhe një ide të përbashkët për atoveçori që e bëjnëShqipërinë unike.”

 

Krijimi dhe zhvillimi i kësaj platforme u bë i mundur falë mbështetjessë EU for Innovation dhe asistencës nga skuadra e CupolaXS Ruben Nieuwenhuis dhe Inna Stelmakh.

 

“Shqipëria duhet të jetë krenare për potencialin përinovacion, i cili prezantohet në portalin AlbaniaTech. AlbaniaTech është provase të gjithë palët e interesit mund të bashkohen për të kontribuar nëshndërrimin e Shqipërisë në një qendër globale teknologjie.”, - tha RubenNieuwenhuis, këshillues për AlbaniaTech dhe ish-drejtues i StartupAmsterdam.

 

“AlbaniaTech u krijua si një mjet i fuqishëm për tëpromovuar në të gjithë botën ekosistemin inovativ shqiptar. Jini krenar për ekosistemin tuajdhe festojeni duke u bërë pjesë e fushatës #iamalbaniatech”, - tha InnaStelmakh, këshilluese për AlbaniaTech dhe ish-lidere e portalit TechUkraine.

 

Versioni 1.0 i portalitështë i disponueshëm në linkun albaniatech.org.Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar të ekosistemit shqiptar janë të mirëpriturtë dërgojnë informacione të cilat mungojnë në faqe. Ju lutem kontaktoniskuadrën e AlbaniaTech përmes: [email protected] ose plotësoni formën e kontaktit në faqe https://albaniatech.org/contact/.

 

Projekti “EU for Innovation” ështëbashkë-financuar nga Bashkimi Europian, Ministria Federale Gjermane përBashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Agjensia Ndërkombëtare Suedeze përBashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) dhe implementuar nga ShoqëriaGjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ Shqipëri)si dhe Ambasada Suedeze në Tiranë.

 

Portali AlbaniaTech është zhvilluarme mbështetjen financiare të “EU for Innovation”. Përmbajtja është nëpërgjegjësi të plotë të AlbaniaTech dhe nuk reflekton domosdoshmërishtpikëpamjet e EU for Innovation ose të partnerëve financues.

 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations