Samsung Galaxy A53 5G është i disponueshëm në Shqipëri!
Samsung Galaxy A53 5G është i disponueshëm në Shqipëri!

Samsung Galaxy A53 5G, i prezantuar së fundmi nga Samsung Electronics,

tashmë është i disponueshëm në Shqipëri. Ky model nga seria shumë e njohur A e smartphone-ve,

ofron një nivel të ri të përvojës së përdoruesit për të shijuar aktivitetet, përmbajtjen dhe aplikacionet

tuaja të preferuara. Galaxy A53 5G shquhet për veçoritë e përmirësuara të kamerës, një procesor të ri

të fuqishëm, një ekran magjepsës të fortë dhe lidhje edhe më të mirë me ekosistemin Galaxy. Çmimi i

sugjeruar me pakicë në Shqipëri për Galaxy A53 5G është 51,990 Lekë, dhe gjendet në 4 ngjyra: e

zezë fantastike, e bardhë fantastike, blu fantastike, ngjyrë pjeshkë fantastike.

Kamera e shkëlqyer, gjithmonë e mprehtë dhe e palëvizshme

Me një sistem shumë të fuqishëm me katër kamera, Galaxy A53 5G sjell aftësi të avancuara

shkrepjeje dhe regjistrimi me një kamerë OIS 64 MP dhe një kamerë të përparme 32 MP. Një vlerë e

shtuar është teknologjia VDIS, e cila siguron stabilizim kur regjistroni video të pastra kristal. Kamerat

përdorin gjithashtu teknologjinë AI, e cila në kombinim me Night Mode të përmirësuar, siguron që

fotot, megjithëse të krijuara në dritë të ulët, të duken të përsosura. Për më tepër, ekziston Portrait

Mode i përmirësuar për selfie të shkëlqyera dhe Fun Mode i cili u ofron përdoruesve një përzgjedhje

të madhe filtrash argëtues. Për më tepër, një veçori e shkëlqyer është Object eraser për të hequr

objektet e padëshiruara në sfond.

Dizajn tërheqës dhe i qëndrueshëm

Galaxy A53 5G ka një pamje shumë funksionale dhe moderne, më saktë është zbukuruar me dizajnin

Ambient Edge që lidh pa probleme kamerat me vetë pajisjen, ndërsa korniza e hollë krijon një pamje

vizuale edhe më të rafinuar. Si pjesë e iniciativës Samsung Galaxy for Planet - e cila synon të

shpëtojë planetin tokë - paketimi i pajisjes Galaxy A53 5G është bërë nga letër e marrë nga një burim i

qëndrueshëm dhe materialet e ricikluara përdoren gjithashtu për butonat anësore dhe portat e

kartave SIM. Me dizajnin e tij tërheqës, Galaxy A53 5G do të bashkëveprojë me pajisjet e tjera Galaxy

për përvojën më të mirë të përdoruesit. Për shembull, Galaxy A53 5G mund të kombinohet me kufjet

Galaxy Buds që do të ofrojnë tinguj vërtet mbresëlënës 3D falë teknologjisë 360 Audio 1 .

Ekran i qëndrueshëm dhe siguri e lartë

Procesori krejt i ri 5nm është përgjegjës për performancën e jashtëzakonshme të smartphone-t

Galaxy A53 5G. I pajisur nga jashtë me xhamin mbrojtës jashtëzakonisht të fortë Gorilla® Glass 5, ai

ofron një ekran 6,5 inç Super AMOLED me një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz që do të sigurojë një

përvojë të qetë të përdoruesit dhe shfaqje mbresëlënëse të përmbajtjes. Në mënyrë që përdoruesit të

shijojnë shfletimin e përmbajtjes së dëshiruar, ky smartphone përmban standardin IP67 2 të rezistencës

ndaj ujit dhe pluhurit. Ndërsa me një karikim super të shpejtë prej 25W 3 , të gjitha aktivitetet mund të

zgjasin më shumë. Galaxy A53 5G gjithashtu u siguron përdoruesve një nivel të lartë sigurie me

platformën e tij Samsung Knox dhe për të mbrojtur fotot dhe dokumentet private, ekziston Secure

Folder - një kasafortë digjitale e koduar. Gjithashtu, pajisja ka një Samsung Wallet 4 të veçuar që

krijon një vend praktik dhe të sigurt për të ruajtur të gjitha dokumentet personale, pasaportat, kartat e

kreditit dhe më shumë.

 

 

Me blerjen e Samsung Galaxy A53 5G ju merrni dhuratë një palë kufje Galaxy Buds Live ngjyrë Mystic

Black. Për të fituar të drejtën e dhuratës, duhet të regjistroni pajisjen e blerë në faqen e

internetit samsung.al deri në datën 15.05.2022. Promocioni zgjat nga data 1 Prill deri më 30 Prill 2022,

dhe për më shumë informacion vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/galaxy-a53-5g-promotion/.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese.

Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve

digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për

të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën

http://news.samsung.com.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations