Galaxy Z Flip4, pajisja më e fundit e vetë-shprehjes si nga brenda ashtu dhe jashtë
Galaxy Z Flip4 përmirëson veçoritë e preferuara të përdoruesve tanë, duke e bërë atë pajisjen e fundit më të fuqishme për shprehjen e vetes përmes përmbajtjeve të ndryshme, foto, video etj, por edhe falë personalizimit të dizajnit. Dizajni i tij kompakt si guaskë ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër.

Galaxy Z Flip4 përmirëson veçoritë e preferuara të përdoruesve tanë, duke e bërë atë pajisjen e fundit më të fuqishme për shprehjen e vetes përmes përmbajtjeve të ndryshme, foto, video etj, por edhe falë personalizimit të dizajnit. Dizajni i tij kompakt si guaskë ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër.

Xhironi video pa duar ose shkrepni selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht Z Flip4 për të aktivizuar FlexCam[1]. Këto mund të shijohen edhe në aplikacionet e preferuara të përdoruesve[2]. Falë partneritetit të Samsung me Meta, FlexCam është optimizuar për platformat më të njohura sociale, duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Facebook. Bëni më shumë gjëra se kurrë me Z Flip4 duke shkrepur selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore me Quick Shot të përmirësuar. Filloni regjistrimin e videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas kaloni pa më të voglin problem në Flex Mode për të vazhduar regjistrimin pa duar pa e ndalur videon – ideale për krijuesit e përmbajtjeve (kontentit) dhe blogerët. Përdoruesit tani janë në gjendje të bëjnë selfie në modalitetin e portretit dhe të shohin pamjen paraprake në raportin aktual të fotografisë kur përdorin Quick Shot. Me një kamer të përmirësuar të pajisur me një sensor[3] 65% më të ndritshëm të mundësuar nga platforma celulare Snapdragon® 8+ Gen 1, fotot dhe videot janë më të qarta dhe më të qëndrueshme – ditën ose natën.

Z Flip4 është krijuar për t'u përdorur vërtet 'pa duar' – duke bërë më shumë gjëra pa e hapur aspak telefonin. Kryeni telefonata, përgjigjuni mesazheve, hapni makinën[4] dhe madje kontrolloni SmartThings Scene[5], të gjitha nga ekrani kryesor pa zhbllokuar telefonin.

Galaxy Z Flip4 mund të shkrepë, shfaqë përmbajtje dhe lidhet më gjatë ndërmjet karikimeve me baterinë e zgjeruar 3,700 mAh[6]. Me Super Fast Charging, të mbështetur tani në Z Flip4, karikoni deri në 50 për qind për rreth 30 minuta[7], duke i mbajtur përdoruesit të lidhur kur ata janë drejt fundit të baterisë.

Me menteshën më të hollë, skajet e drejtuara, xhamin e pasmë me kontrast të mjegulluar dhe kornizat metalike me shkëlqim, dizajni është dizajni jonë më i rafinuar deri më tani. Përdoruesit mund ta personalizojnë plotësisht Z Flip4 brenda dhe jashtë, me Galaxy Themes si në ekranin kryesor ashtu dhe në ekranin cover kur telefoni është i bllokuar, për të plotësuar stilin e tyre me fonte, ikona dhe dizajne të personalizuara. Plus, përdoruesit mund të krijojnë ekranin e tyre cover me dizajne të reja të orës dhe sfonde në formate të ndryshme si imazhe, GIF dhe madje edhe video[8].



[1] FlexCam i referohet përvojës së kamerës duke përdorur Flex Mode. Flex Mode i mbështetur në kënde midis 75° dhe 115°.

[2] Përputhshmëria mund të ndryshojë sipas aplikacionit.

[3] Krahasuar me Galaxy Z Flip3 5G.

[4] Disponueshmëria e Samsung Wallet dhe lançimi i veçorive specifike mund të ndryshojnë sipas tregut dhe modelit të pajisjes së përdoruesit dhe mund të ndryshojnë. Shërbimet e Digital Automobile Key të disponueshme në tregje të zgjedhura dhe modele pajisjesh.

[5] SmartThings Scene duhet të aktivizohet në aplikacionin SmartThings.

[6] Krahasuar me Galaxy Z Flip3 5G. Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë midis mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimumi) është 3,595 mAh. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, modeleve të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

[7] Super Fast Charging i disponueshëm kur përdorni përshtatës 25W ose më të lartë. Rezultatet nga testet e brendshme laboratorike të Samsung, të kryera me përshtatës udhëtimi 25W, ndërkohë që i ka mbetur 0% e energjisë, me të gjitha shërbimet, veçoritë dhe ekranin e fikur. Shpejtësia aktuale e karikimit mund të ndryshojë në varësi të përdorimit aktual, kushteve të karikimit dhe faktorëve të tjerë. Përshtatës udhëtimi shitet veçmas. Përdorni vetëm karikues dhe kabllo të miratuara nga Samsung.

[8] Për video, mbështetet rezolucioni nga 176x144 (qCIF) në 1920x1080 (FHD), deri në 15 sekonda playback dhe madhësia maksimale 100 MB.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations