Samsung Neo QLED 98”: Përvoja kinematografike në komoditetin e shtëpisë tuaj
Gjithmonë e më shumë priremi të zgjedhim komoditetin e shtëpisë për të shijuar filmat e preferuar, në vend të sallave të kinemasë. Për këtë, madhësia e ekranit dhe fuqia e sistemit të tingujve janë veçoritë kryesore për të pasur një eksperiencë kinematografike në ambientet e shtëpisë.

Gjithashtu, zgjidhja më e mirë për televizorin e shtëpisë tuaj do të ishte një ndërthurje midis veçorive teknologjike inovative dhe pamjes elegante, sikurse është modeli i televizorëve Samsung Neo QLED 98”, i cili vjen plot stil, duke ju dhuruar eksperienca primium të të shikuarit.

Pamjet premium që sjellim kinemanë në shtepine tuaj

Të gjithë preferojnë që televizori i shtëpisë së tyre të ketë një ekran të madh, për përvoja sa më fantastike. Për këtë, modeli i televizorëve Samsung Neo QLED 98” vjen me një ekran theatermax, i plotësuar gjithashtu edhe nga cilësia brilante e figurës 4K, i cili ka të integruar inteligjencën artificiale të avancuar. Ky model, do ta shndërrojë shikimin e filmave në aktivitetin tuaj të preferuar, duhe ju garantuar figurë autentike dhe ngjyrë të optimizuar plotësisht. Me veçorinë inovative të kontrollit të dritës, mund të shijoni detaje të shkëlqyera si në skenat më të errëta, ashtu edhe në ato më të ndritshme.

Kjo linjë vjen me  teknologjinë inovative, e cila mundëson të zeza të thella të pakrahasueshme, të bardha më të pastra dhe të gjitha nuancat e ngjyrave me ndihmën e pikselëve të avancuar vetëndriçues të mundësuar nga Quantum Dot, për të ofruar detaje të pakrahasueshme. Gjithashtu, kalibrimi automatik i ngjyrave ju dhuron pamje fantastike të figurës.

Për më tepër, modelet e televizorëve Neo QLED 98” zbulojnë detaje të fshehura dhe kontrast të ngjyrave në mënyrë që asnjë detaj të mos humbasë në asnjë nivel ndriçimi dhe që cilësia  e ngjyrave të mbetet perfekte. Falë modalitetit Eye Comfort, i cili rregullon automatikisht ndriçimin e ngjyrave në ekran, ju dhuruar relaks të plotë gjatë gjithë qëndrimit tuaj para ekranit.

 

Dizajn elegant

Televizori Samsung Neo QLED 98” me Dizajn Infinity ju dhuron një pamje elegante, profil modern dhe tërheqës nga çdo këndvështrim, i cili kombinohet në mënyrë të përsosur me ambientin e brendshëm të shtëpisë suaj.

Gjithashtu, e vërtetuar nga Pantone, Samsung Neo QLED 98” është një televizor revolucionar, i cili ju jep mundësinë e shprehjes së 2023 ngjyrave autentike dhe 110 nuanca të tonit të lëkurës.

Për më tepër, veçoria Anti Reflection ju mudëson shkëlqim minimal, duke reduktuar shpërqëndrimet apo reflektimet që mund të vijmë prej dritës së diellit apo llampave në shtëpi.

Mos humbni asnjë detaj

Për një eksperiencë kinematografike gjithëpërfshirëse, televizorët Samsung Neo QLED 98” lëshojnë tinguj, të cilët përputhen me ngjyrat dhe detajet e pamjes. Gjithashtu, falë teknologjisë Dolby Atmos, ju vendoseni në qënder të veprimit ndërsa qëndroni përpara ekranit, për të humbur asnjë detaj.

Një tjetër veçori është Q-Symphony, modaliteti më i ri, i cili vesh hapsirën tuaj me tinguj automatikisht në çdo cep të ekranit në harmoni të përsosur.

Gjithashtu, falë Quad Base 120 W shtëpia juaj do të kthehet në një kinema, duke ju dhuruar përvoja më të mira të zërit nëpërmjet altoparlantëve të fuqishëm.

A doni një arsye më shumë për të bërë tuajin një nga modelet e reja të televizorëve të linjës Samsung Neo QLED 98”. Nëse blini televizorët Samsung Neo QLED 98” 4K, ju përfitoni një mundësi unike për të marrë dhuratë një nga monitorët Odyssey Gaming dhe gjithashtu deri në 60,000 Lekë zbritje, plus shërbimin e transportit  dhe montimin falas. Ky promocion zgjat nga data 22.06. deri më 16.06 ose aq sa  të zgjasin furnizimet e dhuratës ose pajisjeve të përfshira në këtë promocion.

 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations