Ke humbur telefonin. Po tani?
Si një shërbim mund t'ju lehtësojë jetën

Fatkeqësisht, kjo u ndodh të gjithëve - një moment jeni duke shkruar mesazhe dhe në momentin tjetër nuk mund ta gjeni telefonin tuaj.

Në një sondazh të kryer nga BDG Studios dhe OnePoll, ne pyetëm 1000 qytetarë të gjeneratës Z në Shtetet e Bashkuara për zakonet e tyre mbi përdorimin e smartfone-ve. Rezultatet tregojnë se 14% e tyre e humbasin telefonin diku çdo ditë, nga vende si tualeti ose përreth tij deri te lodrat e qenit.

A ka ndonjë vend tjetër të pazakontë si ky? Më shumë se 100 të anketuar i harruan telefonat e tyre në frigorifer dhe tetë prej tyre në çati, poshtë ose rreth makinës.

 “Një herë isha duke punuar në kopsht dhe aksidentalisht e lashë telefonin pranë një kërcelli domateje... M’u deshën disa ditë për ta gjetur më në fund dhe më pas fillova të qesh me veten” – tha njëri nga të anketuarit. 

Do të ishte një ide e mirë të siguroni të dhënat tuaja dhe të ruani kopjet rezervë në cloud përpara se të ndodhë diçka e tillë. Por kjo nuk do të thotë se gjithçka ka humbur, edhe nëse telefoni juaj është "groposur në rërë në një plazh në Meksikë" (e thënë kjo nga një i anketuar).

Përdorni opsionin Find My Mobile në pajisjen tuaj Samsung Galaxy për të gjetur vendndodhjen e telefonit. Ky shërbim falas rrit në maksimum tonin e ziles dhe ju lejon të kyçni në distancë ekranin e telefonit tuaj për të mbrojtur privatësinë, pavarësisht se ku ndodhet telefoni juaj.

Për më tepër, nëse humbisni telefonin tuaj, të paktën mund të jeni të qetë duke e ditur se është i sigurt. Për më shumë informacion klikoni këtu.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations