Specifikat e Samsung Galaxy A55
Informatat për një nga telefonat më të pritur të shkallës së mesme, Galaxy A55, është shumë i pakët, dhe gjetjet më të fundit e GalaxyClub e hedhin një bazë të mirë për thashethemet në ardhje.

Në fund të fundit, nëse Samsung i përmbahet planit të tij, A55 duhet të vijë rreth marsit të vitit të ardhshëm. Burime pranë publikimit zbuluan SoC-në e telefonit dhe specifikimet e kamerës kryesore.

Thuhet se Samsung po kryen një testim të brendshëm të Galaxy A55 me një SoC me numër modeli S5E8845, i cili besojmë se është çipi ende i palajmëruar Exynos 1480.

Kjo për shkak se Exynos 1380 dhe 1280 mbajnë numrat e modelit S5E8835 dhe S5E8825, respektivisht. Dhe këto çipe fuqizojnë Galaxy A54 dhe A53.

Pika interesante në lidhje me SoC-në e ardhshëm Exynos 1480 është se ai mund të ofrojë një GPU AMD. Një thashethem nga fillimi i këtij muaji sugjeron se Samsung po punon ngushtë me AMD për të ofruar grafikë AMD për performancë të përmirësuar në përpunimin e imazhit dhe detyrat që lidhen me inteligjencën artificiale. Megjithatë, ky raport është ende i pakonfirmuar.

Së fundmi, në informatë thuhet se nuk ka asnjë ndryshim sa i përket kamerës dhe Galaxy A55 pritet të vijë me të njëjtën kamerë kryesore 50MP si paraardhësi i tij. 

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations