Galaxy Z Fold3 5G dhe Z Flip3 5G kanë ardhur në Shqipëri
Nga sot, Galaxy Z Fold3 5G dhe Galaxy Z Flip3 5G janë në shitje, dy pajisje shumëfunksionale të destinuara për ata që duan të tejkalojnë veten në biznes dhe të shijojnë kohën e lirë pas punës. Çmimi i rekomanduar me pakicë i pajisjes Galaxy Z Fold3 5G është 219.990 Lekë dhe për Galaxy Z Flip3 5G 122.990 Lekë .

Nga sot, Galaxy Z Fold3 5G dhe Galaxy Z Flip3 5G janë në shitje, dy pajisje shumëfunksionale të destinuara për ata që duan të tejkalojnë veten në biznes dhe të shijojnë kohën e lirë pas punës. Çmimi i rekomanduar me pakicë i pajisjes Galaxy Z Fold3 5G është 219.990 Lekë dhe për Galaxy Z Flip3 5G 122.990 Lekë . Sot, edhe ju mund t'i shihni nga afër këto paisje. Galaxy Z Fold3 5G dhe Galaxy Z Flip3 5G nuk janë vetëm një gjeneratë e re e telefonave të palosshëm me karakteristika të përparuara, por kanë arritur një nivel ku ata ofrojnë më shumë zgjidhje sesa detyrat që realisht duhet të kryeni në punë - të cilat me mbështetjen e tyre do t’i zgjidhni më shpejt dhe në mënyrë më efikase se më parë.

Smartphone-t Galaxy Z Fold3 5G dhe Galaxy Z Flip3 5G sjellin inovacion dhe përmirësime kryesore që tregojnë qartë se telefonat inteligjentë të palosshëm së shpejti do të bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme. Përveç një dizajni tërheqës, qëndrueshmërisë dhe një përvoje optimale të palosjes, të dy telefonat u ofrojnë përdoruesve mënyra unike për të punuar, parë dhe argëtuar. Për herë të parë në një smartphone të palosshëm, Galaxy Z Fold3 5G dhe Z Flip3 5G sjellin standardin e rezistencës ndaj ujit IPX8. Ato janë bërë nga materiali i ri Armor Alumin, alumini më i qëndrueshëm i përdorur ndonjëherë në një smartphone Galaxy. Ato janë gjithashtu të pajisura me xham mbrojtës Corning® Gorilla® Glass Victus ™ që i mbron ata nga gërvishtjet dhe rëniet. Për më tepër, ekranet e brendshme të Galaxy Z Flip3 5G dhe Z Fold3 5G janë të veshur me një shtresë elastike PET, duke i bërë ato 80% më të qëndrueshme.

Galaxy Z Fold3 5G - teatri juaj i ri në shtëpi dhe asistenti shumëfunksional

Përdoruesit e Galaxy Z Fold3 5G mund të shijojnë përmbajtjen e tyre të preferuar në ekranin 7.6-inç Infinity Flex Display. Përvoja e përgjithshme përmirësohet më tej nga dizajni i kamerës, i fshehur nën ekran, i cili nuk ndërhyn në pamjen e ekranit. Shkalla e jashtëzakonshme e rifreskimit prej 120 Hz, e cila siguron një përvojë jashtëzakonisht të qetë të përdoruesit në ekranet e përparme dhe kryesore, është sigurisht emocionuese. Kombinuar me ekranin që paloset, përdoruesit e Galaxy Z Fold3 5G mund të shfrytëzojnë në maksimum funksionet e shumta  në këtë pajisje. Përdoruesit mund të marrin lehtësisht shënime, të organizojnë video call dhe të lexojnë email-in, në të njëjtën kohë. Për herë të parë në serinë e pajisjeve të mençura Galaxy Z, S Pen është në përputhje me Galaxy Z Fold3 dhe ofron opsionet perfekte për produktivitet dhe kreativitet.

 

Galaxy Z Flip3 5G– vizibiliteti më i lartë në edicionin më kompakt 

Galaxy Z Flip3, kompakt dhe i palosshëm, është emocionues sepse me madhësinë e tij 4.2 inç mund të përshtatet në çdo xhep. Edhe kur është i  palosur, mund të bëni fotografi  me të, të dëgjoni muzikë ose të lexoni mesazhe në ekranin e jashtëm 1.9 inç, i cili shfaq të gjitha njoftimet nga rrjetet sociale, si dhe numrin e hapave dhe informacione të tjera të dobishme. Dhe kur e hapni, mund të shijoni filmat, serialet ose videot tuaja të preferuara në mediat sociale në ekranin 6.7-inç Dynamic AMOLED me rezolucion Full HD. 

Karakteristikat më të fundit të kamerës në Galaxy Z Flip3 5G lejojnë përdoruesit të kapin portrete të mahnitshëm, selfie ose video pa duar, me Flex Mode. Gjithashtu, ky smartphone mund të integrohet me opsionet e ofruara nga orët e reja inteligjente Galaxy Watch4 ose Galaxy Watch4 Classic.

Çfarë ka të re në botën e paisjeve 'aksesor'?

Kufjet më të fundit Samsung Galaxy Buds2  janë edhe më të lehtat dhe më të voglat deri më tani. Ato janë të pajisura me altoparlantë dinamik të dyanshëm, të cilët ofrojnë një ndjenjë të mprehtë dhe të qartë të notave, ndërsa funksioni Active Noise Cancellation zvogëlon zhurmën në sfond. Kufjet Galaxy Buds2 do të jenë në dispozicion me një çmim të sugjeruar me pakicë prej 17.990 Lekë .

Galaxy Watch4 dhe Galaxy Watch4 Classic kanë një linjë elegante të dizajnit, me korniza më të holla se gjeneratat e mëparshme, kjo është arsyeja pse ato do të përshtaten në mënyrë perfekte me çdo kombinim të modës. Lajmi i mirë për të gjithë ndjekësit e trendeve të fundit është se me orët e blera Galaxy Watch4 deri më 10.09. merrni edhe dy rripa shtesë trendi në ngjyrë të bardhë dhe mustardë. Smart Watch Galaxy 4 do të jetë në dispozicion me çmimin e rekomanduar me pakicë: Galaxy Watch4- do të vijë në 40mm me çmimin 32.990 Lekë  dhe 44mm me çmimin 36.990 Lekë; Galaxy Watch4 Classic do të jetë në dispozicion në variantet 42 mm me çmimin  44.990 Lekë  dhe 46 mm  me çmimin 49.990 Lekë.

Për më shumë informacion vizitoni: https://www.samsung.com/al/

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations