views
Performanca
Të dy smartphone-t e serisë Galaxy Z fuqizohen nga Qualcomm Snapdragon 8+ Gen 1, duke i bërë ata më të shpejtë se gjeneratat e mëparshme. Gjithashtu, përdorin One UI 4.1, Android 12 i Samsung. Kjo do të thotë që ju merrni një version të personalizueshëm dhe me performancë të lartë të Android, të mbushur me një panel kontrolli të përmirësuar të privatësisë dhe një veçori Stories në aplikacionin Galeria që përpilon fotot tuaja më të mira. Galaxy Z Fold4 është i pajisur me një bateri 4,400 mAh ndërsa Galaxy Z Flip4 vjen me baterinë e zgjeruar 3,700 mAh dhe me Super Fast Charging mund ta karikoni deri në 50 për qind për rreth 30 minuta.
Vlen për tu theksuar se Galaxy Z Fold4 është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme. Për më tepër ai është optimizuar për tju ndihmuar të jeni më produktiv dhe të kryeni disa detyra njëkohësisht. Shiriti i ri Taskbar ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara. Gjithashtu, Samsung ka vazhduar bashkëpunimin me Google dhe Microsoft për të zgjeruar numrin e aplikacioneve me Flex Mode, funksione të veçante të cilat janë të disponueshme kur telefoni është gjysmë i hapur. Chrome dhe Gmail mbështetin funksionalitetin drag-and-drop për të dërguar skedarë apo lidhje ndërsa Outlook ka një pamje të përshtatur për ekranet e mëdha.
Samsung krijoi pajisjet e para të palosshme dhe mbetet lider në treg, nga softueri te hardueri, dizajni e deri te shitjet. Seritë Galaxy Z janë telefonat inteligjentë më fleksibël në treg sot. Me dizajn që ndryshon formën, ekrane që të përfshijnë në zemër të përmbajtjes, veçori që lehtësojnë kryerjen e disa detyrave njëkohësisht, foto dhe video pa duar, seria Z ripërcakton telefonin inteligjent, duke ju dhënë përfitime të reja falë formës unike.
Duke vazhduar këtë traditë, më 10 gusht Samsung prezantoi gjeneratën e katërt të smartphone-ve të palosshëm: Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4.
Kamera
Galaxy Z Fold4 tani ka një kamerë kryesore të përmirësuar 50MP dhe sensorin e zmadhimit 10MP 3x. Me pikselë më të mëdhenj dhe sensorë 23% më të ndritshëm, përdoruesit mund të kenë gjithmonë ndriçimin më të mirë edhe gjatë natës. Forma e tij fleksibël është një avantazh i shtuar. Mund të përdorni hartën e zmadhimit më të madh brenda Capture View për të parë qartë se çfarë po shkrepni në ekranin e madh. Ose mund të bëni selfie me rezolucion të lartë me kamerën kryesore duke përdorur Rear Cam Selfie.
Një nga veçoritë kryesore të Galaxy Z Flip4 është FlexCam, perfekt për të xhiruar video pa duar ose shkrepur selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht smartphone-n. Falë partneritetit të Samsung me Meta, FlexCam është optimizuar për platformat më të njohura sociale, duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Facebook. Për më tepër, mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore falë Quick Shot të përmirësuar. Filloni regjistrimin e videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas kaloni pa më të voglin problem në Flex Mode për të vazhduar regjistrimin pa duar pa e ndalur videon. Gjithashtu, Galaxy Z Flip4 vjen me një kamer të përmirësuar të pajisur me një sensor 65% më të ndritshëm të mundësuar nga platforma celulare Snapdragon® 8+ Gen 1 për foto dhe video më të qarta – ditën ose natën.
Vlen për tu përmendur lidhja që kanë këto smartphone me të gjithë ekosistemin Galaxy duke përfshirë dhe pajisjet e prezantuar së fundmi Galaxy Watch5, Watch5 Pro, Buds2 Pro dhe jo vetëm. Nëse jeni duke përdorur Galaxy Buds2 Pro e ju duhet t'i përgjigjeni një telefonate urgjente ndërsa shijoni një seancë lojrash ose një film në tabletin tuaj, Buds2 Pro mund të ndërrojë pa probleme lidhjen audio me smartphone-n tuaj me një prekje të gishtit. Gjithashtu, Smart Switch e bën të thjeshtë kalimin nga telefoni juaj në Galaxy Z Flip4 ose Z Fold4 — edhe nëse nuk keni tashmë një Samsung Galaxy. Në vetëm disa hapa ai transferon fotot, tekstet, të dhënat tuaja dhe më shumë.
Klientët që porosisin paraprakisht smartphone-t e rinj Galaxy Z do të përfitojnë zbritje në shumën 23 000 lekë me blerjen e Galaxy Z Fold4 ose 17 500 lekë me blerjen e Galaxy Z Flip4. Gjithashtu, do përfitojnë siguracionin e ekranit të brendshëm të pajisjes që mbulon një dëmtim të ndodhur brenda një viti nga blerja e pajisjes. Promocioni zgjat deri në 25 gusht 2022. Për më shumë informacion mbi promocionet vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-z-fold4-z-flip4
[1] IPX8 bazohet në kushtet e testimit për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Nuk këshillohet të përdoret në plazh apo në pishinë. Nuk është rezistent ndaj pluhurit.
Ekrani dhe qëndrueshmëria
Galaxy Z Fold4 dhe Z Flip4 dallohen për ekranin unik të palosshëm Infinity Flex Display.
Ekrani kryesor i Galaxy Z Flip4 është 6,7 inç, por mund të paloset horizontalisht në gjysmë për të qenë më kompakt dhe për ta vendosur lehtësisht në xhep. Gjithashtu, ai ka një ekran të jashtëm 1.9inç me të cilin mund të kryeni një sër funksionesh.
Ndërsa Galaxy Z Fold4 ka një ekran të gjerë 7.6 inç kur shpaloset plotësisht dhe ekran 6.2 inç kur paloset vertikalisht në gjysmë. Ai vjen me një ekran më të ndritshëm, një rifreskim adaptiv 120 Hz dhe një kamerë më pak të dukshme nën ekran(UDC) që paraqet një rregullim të ri. Ekrani i madh në Galaxy Z Fold4 krijon gjithashtu një përvojë të qetë shikimi dhe është ideal për të punuar ose luajtur. Galaxy Z Fold4 është gjithashtu i përputhshëm me S Pen, duke ju lejuar të shkruani, shënoni dhe skiconi në ekranin tuaj të palosshëm.
Z Flip4 dhe Z Fold4 janë pajisjet më të forta të palosshme ndonjëherë, falë kornizave Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ ekskluziv. Qëndrueshmëria e panelit të ekranit kryesor është përmirësuar gjithashtu falë strukturës së optimizuar të shtresës, duke ndihmuar në reduktimin e dëmtimit nga goditjet e jashtme. Për më tepër, Z Flip4 dhe Z Fold4 janë rezistente ndaj ujit pasi janë të pajisura me IPX8[1].
Comments
0 comment