Cilat janë veçoritë kryesore dalluese të serisë Galaxy S23?
Në fillim të muajit shkurt Samsung prezantoi serinë e re Galaxy S23 e cila përbëhet nga Galaxy S23, Galaxy S23+ dhe sigurisht modeli Galaxy S23 Ultra. Me procesorin më i fundit Snapdragon® 8 Gen 2 dhe shumë veçori të tjera premium, kjo është seria e parë e smartphone-ve që prezantohet për këtë vit por dhe më e shumëpritura.

Ekrani - Një pamje më të ndritshme dhe më të qartë

Samsung Galaxy S23 vjen me një ekran 6.1 inç me rezolucion Flat FHD+, ndërsa S23+ ka një ekran 6.6 inç, përsëri me një rezolucion Flat FHD+. Ndërkohë, S23 Ultra ka një ekran 6,8 inç QHD+ Edge* Dynamic AMOLED 2X, i cili ofron një sipërfaqe mbresëlënëse për të parë video, për të shkruar e-mail ose thjesht për të shfletuar në web. Të gjitha këto gjithashtu bëhen më të lehta me SPen. Pavarësisht zonës së madhe të ekranit, Galaxy S23 Ultra ka një shpejtësi të lartë rifreskimi Super Smooth prej 120 Hz, e cila mund të shkojë deri në një 240 Hz në Game Mode. E gjithë kjo mundësohet nga Snapdragon® 8 Gen 2, platforma më e fuqishme dhe efikase ndonjëherë në një smartphone Samsung Galaxy.

Të gjitha modelet e serisë Samsung Galaxy S23 kanë një ekran me cilësi të lartë që ofron imazhe më të ndritshme dhe më të qarta. Ato janë të pajisur me një komoditetit të përmirësuar të Samsung Galaxy që i lejon përdoruesit të rregullojnë tonet e ngjyrave dhe nivelet e kontrastit. Eye Comfort Shield i mbron sytë tuaj të mos lodhen, edhe kur shikoni në errësirë.  Gjithashtu, përforcuesi i vizionit tani rregullohet në tre nivele ndriçimi në vend të dy për të luftuar ndriçimin dhe shkëlqimin në dritën e ditës.

Kamera – Kapni çdo detaj, ditën apo natën

Seria Galaxy S23 vjen me kamera të përmirësuara dhe risia kryesore është sensori Adaptive Pixel 200MP në modelin Galaxy S23 Ultra, që kap çdo moment me saktësi të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, është përmirësuar funksioni Nightography, i cili ju ndihmon të krijoni fotografi të ndritshme, plot ngjyra dhe me cilësi të lartë nga agimi në muzg. ‘Zhurma vizuale’ që zakonisht shkatërron imazhet me dritë të ulët tashmë korrigjohet nga një algoritëm i ri i përpunimit të sinjalit të imazhit (ISP) me fuqi AI që përmirëson detajet e objektit dhe tonin e ngjyrave.

Duke ditur se kamerat selfie janë më të rëndësishme se kurrë për mënyrën se si ne komunikojmë sot, seria Galaxy S23 ka prezantuar fokusimin automatik të shpejtë dhe kamerën e parë selfie Super HDR, duke kaluar nga 30 në 60 fps, për imazhe dhe video dukshëm më të mira në pjesën e përparme. E për ata që i kushtojnë pak më shumë vëmendje fotografisë, aplikacioni Expart Raw në pajisjet Galaxy sjell opsione profesionale editimi në format RAW dhe JPEG, ndërsa S Pen që gjendet në modelin Galaxy S23 Ultra do t'ju ndihmojë gjatë përpunimit të fotove. Gjithashtu, në kuadër të këtij aplikacioni ekziston një opsion i ri i quajtur Astrophoto për të kapur pamje të qarta të Rrugës së Qumështit, planeteve dhe yjeve, pa pasur nevojë për pajisje profesionale.

Bateria - Nga muzgu deri në agim me një karikim

Kjo seri është ndërtuar me një bateri të fuqishme që mban gjatë gjithë ditës. Për sa i përket kapacitetit të baterisë, S23 ka një bateri 3900mAh, S23+ ka një bateri 4700mAh, dhe S23 Ultra ka një kapacitet baterie 5000mAh. Dhe kur është koha për të karikuar, me karikuesin 45 W në Galaxy S23+ dhe S23 Ultra, smartphone juaj do karikohet deri në 65% të kapacitetit të baterisë në vetëm 30 minuta.

Qëndrueshmëria – E ndërtuar për përdorim afatgjatë

Seria Samsung S23 është krijuar për të qenë e qëndrueshme dhe rezistente ndaj motit. Të përforcuar me xham Corning® Gorilla® Glass Victus® 2, këta smartphone definitivisht nuk do të dëmtohet pas aksidentit të parë. Me një vlerësim IP68 të rezistencës ndaj ujit që garanton zhytje deri në 1.5 metra ujë të freskët për deri në 30 minuta, nuk do të jetë problem edhe në rast shiu. Përveç rezistencës së përkohshme ndaj ujit dhe spërkatjeve, certifikimi IP68 garanton gjithashtu mbrojtje kundër pluhurit, rërës dhe grimcave të vogla

Siguria – Mbrojtje për të dhënat tuaja

Siguria është gjithashtu një element i rëndësishëm i serisë Galaxy S23. Çdo smartphone vjen me mbrojtje Samsung Knox, i cili ka marrë më shumë certifikata nga qeveria dhe industria se çdo pajisje, platformë ose zgjidhje tjetër celulare në treg. Për një nivel më të lartë sigurie, Knox Vault, i cili u prezantua për herë të parë në serinë Galaxy S21, mbron informacionin kritik në serinë Galaxy S23 duke e izoluar atë nga pjesa tjetër e pajisjes, përfshirë sistemin operativ, për mbrojtje shtesë.

Telefonat inteligjentë të serisë Galaxy S23 janë në dispozicion në Shqipëri në ngjyrat: E gjelbër, krem, vjollcë e hapur dhe e zezë e tejdukshme[1]. Galaxy S23 Ultra do të jetë në dispozicion me një çmim të sugjeruar me pakicë prej 161,999 All, Galaxy S23+ me 139,999 All dhe Galaxy S23 me 109,999 All në dyqanet partnere dhe online të Samsung. Për më shumë informacion rreth serisë Galaxy S23, ju lutemi vizitoni: https://www.samsung.com/al/

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations