Zyrtare/ Roboti Optimus në treg brenda vitit 2025!
Elon Musk, konfirmon se roboti humanoid Optimus do të jetë në treg brenda vitit 2025.

Sipas kreut të Teslas, fillimisht këta robotë do të vihen në funksion në fabrikat e grupit, dhe ideja është që ushtria Optimus të përdoret në zinxhirin e montimit, veçanërisht në veprimet më të rrezikshme që ende kryhen nga njeriu.


Sipas mediave ndërkombëtare Musk ka përpshpejtuar kohën dhe e ka bërë të ditur gjatë një mbledhjeje me investitorë për të ardhmen e Teslas, që mund të fokusohet përveç se në prodhimin e automjeteve, edhe të robotëve njerëzorë.

 

Në vitin 2022 kompania prezantoi gjeneratën e parë të robotit Optimus tashmë është publikuar edhe një video e një humanoidi teknologjik që palos diçka në mjediset e një fabrike.

 

Tesla nuk është e vetmja kompani automobilistike që do integrojë robotët me sjellje njerëzore, por edhe Honda, Hyundai dhe Bmw.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations