"Zëri" yt, e ardhmja e teknologjisë?
Salesforce dëshiron të sjellë "zërin" në vendin e punës.

Në mega-konferencën e saj vjetore Dreamforce në San Francisko, Salesforce prezantoi sot hapat e radhës në projektin e tij të Zërit Einstein, për të cilen foli për herë të parë vitin e kaluar. Einstein Voice është asistenti i zërit AI i kompanisë. Ju mund t’a mendoni atë si Alexa të Salesforce ose Google Assistant, por me një mision më të përqendruar.

 Zyrtari kryesor i Salesforce i Tregut, Bret Taylor tregoi një Einstein dhe Alexa e mundësoi për Einstein të flasë. Figurës vizatimore të Einsteinit të Salesforce i ndizeshin flokët e bardhë voluminoz kur i përgjigjej pyetjeve. Megjithatë kompania njoftoi se nuk po planifikon t'i vendose këto pajisje në dispozicion të publikut.

Teoria këtu, siç shpjegoi Taylor, është që po të kesh qasje në të dhënat e Salesforce përmes zërit, do te jetë më e lehtë për shitësit që të fusin shpejt të dhënat në Salesforce kur ato janë në lëvizje dhe të pyesin sistemin në lidhje me të dhënat e tyre. Kompania argumenton se ka shumë telashe përpara për t’a sjellë asistentin e zërit në biznes. Një sistem duhet të japë llogari për nevojat e sigurisë së ndërmarrjeve, si dhe faktin që ekziston një gamë e gjerë e personave të përdoruesve të cilët duhet të merren parasysh. 

"Ne jemi vërtet të entuziazmuar për idenë e zërit në biznes - ideja që çdo biznes mund të ketë një guide AI për vendimet e tyre të biznesit," tha Taylor. “Unë e shoh atë si pjesë të përparimit të teknologjisë. Kompjuterët dhe programet filluan në terminal me një tastierë, falë Xerox Parc u zhvendosen tek miu dhe nderfaqet grafike, dhe më pas falë Steve Jobs, u zhvendos në një ekran me prekje. Dhe zëri është hapi tjetër ”.  

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations