views
I bën foto dhe fillon ta ndash në rrjetet sociale, por si postohet një Donuts në Instagram, Facebook edhe në LinkedIn.
Ke menduar ndonjëhere pse secili nga ne ka më tepër sesa një rrjet social? Ja une psh kam edhe më tepër se tre, tek të cilat jam aktive kuptohet. Kam Instagram, kam Facebook, kam edhe LinkedIn, kam patur SnapChat, kam hapur edhe Tik Tok. Kete të fundit jam akoma duke e “pleqëruar” mënyrën se si mund ti përqasem.
Po po, e lexove shumë mirë, deri sa të arrish në një strategji të suksesshme në secilin nga rrjetet social, do të të duhet të “pleqërosh” ca.
Fillo dhe mendo,
Eshtë e Diel, je pushim, ke dal për një kafe, 6 ditë të tjera të javës ti punon shkon në palestër dhe ha sallatë, e një ditë në javë i’a lejon vetës një Donuts.
I bën foto dhe fillon ta ndash në rrjetet sociale, por si postohet një Donuts në Instagram, Facebook edhe në LinkedIn.
Një Donuts në Instagram:
Ky është donuts im #donuts #sunday #tirana #latemorning
Një Donuts në Facebook
Unë kam një Donuts - feeling good :) Check in: në lokalin tënd të preferuar
Një Donuts në Linkedin
Unë di të bëj donuts - Në aftesitë e mia mund të shtoje nga sot edhe përgatitjen e Donuts, si ndikon kjo në profilin tim si punëmarrës/bashkëpunetor? Se di, mbase kam durim dhe jam kreative.
Sa më sipër, ki kujdes kur përgatit content në rrjetet sociale, secili prej tyre ka specifikat e veta jo vetëm në design dhe përmasa PX por edhe në tipin e content që duhet të publikosh. Instagram është për të treguar me vizuale të bukura se cfarë po bëm, Facebook se cfarë ke, LinkedIn për të shpalosu atë që ti di të bësh.
Kije gjithnjë në mendje, Content është mbreti, por në cdo rrjet social ka një qëleshe ndryshe.
Kaq për sot,
Lexohemi nesër
XOXO
Adela
Comments
0 comment