Risia e YouTube Music, lehtësirat që ofrohen
Zhvilluesit që qëndrojnë pas YouTube Music kanë njoftuar një Listening Room të ri – një kanal Discord për përdoruesit që të japin ‘feedback’ mbi veçoritë e aksesit të hershëm.

Çdokush mund të aplikojë dhe duhet t’i përgjigjet një pyetësori në lidhje me llojin e tyre muzikor dhe abonimin e tyre të zgjedhur.

Kërkesat janë që ju duhet të jeni një adhurues i muzikës, të jepni komente të rregullta përmes bisedave dhe sondazheve dhe të përdorni YouTube Music si shërbimin tuaj kryesor të transmetimit audio për një vit, raporton GSM Arena.

Nëse pranohet kjo kërkesë, ai 1 vit vjen falas si pjesë e programit dhe do të keni qasje të hershme në veçoritë e reja dhe “një shans për të ndikuar në të ardhmen e YouTube Music”.

Aplikantëve u kërkohet të mos ndajnë asnjë informacion, as të bëjnë “screenshot”, foto ose të regjistrojnë ndonjë gjë nga Listening Room.

YouTube Music do të kontaktojë aplikantët e miratuar në muajin shkurt.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations