views
Xiaomi po përgatitet të festojë ditëlindjen e 10-të në një event të dedikuar të planifikuar për 11 gushtin e ardhshëm: kompania kineze duhet të prezantojë disa paisje të reja dhe ndër këto edhe Xiaomi Mi 10 Ultra, një smartphone i njohur deri këtë moment nën pseudonimin e Xiaomi Mi 10 Pro Plus.
Për të sqaruar detajet në lidhje me emrin e produktit, Lei Jun, CEO i Xiaomi i cili përsëriti në Weibo se smartphone do të tregtohet ndërkombëtarisht ashtu si Xiaomi Mi 10 Ultra. Në Kinë, megjithatë, produkti duhet të njihet si "Extreme Commemorative Edition".
Disa të dhëna teknike:
Xiaomi Mi 10 Ultra duhet të arrijë në dy versione të ndryshme:
-një me kapak qeramike me memorie 8/256 GB dhe 12/256 të tipit UFS 3.1
-një transparent dhe memorie që shkon deri në 12 / 256GB dhe 16 / 512GB gjithmonë UFS 3.1.
Pjesa e kamerës duhet të përfshijë një lentë periscope me zoom dixhital deri në 100 ose 120x, gjithashtu flitet për praninë e mundshme të një CAM 108 MP.
Specifikimet e mbetura të Xiaomi Mi 10 Ultra, përfshijnë një ekran AMOLED me rezolucion FHD +, shpejtësinë e rifreskimit 120Hz, Qualcomm Snapdragon 865+ SoC dhe një bateri 4,500 mAh.
Comments
0 comment