WhatsApp nga 1 Janari nuk do funksionojë në 49 telefona. Ja lista…
Platforma e mesazheve të çastit WhatsApp po i jep fund mbështetjes për gati 49 telefona inteligjentë në të gjithë markat, duke përfshirë Apple dhe Samsung.

Çdo vit platforma e mesazheve të çastit WhatsApp përfundon mbështetjen e saj për disa telefona dhe këtë vit nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ndërsa vitit 2022 po i vjen fundi, WhatsApp po i jep fund mbështetjes edhe për disa telefona Android, si dhe për disa modele iPhone. Ndërsa kjo tingëllon shqetësuese, shumica e përdoruesve nuk kanë nevojë të shqetësohen sepse mbështetja që po përfundon platforma e mesazheve është për telefonat që funksionojnë në sistem operativ të vjetër.

E raportuar për herë të parë nga GizChina, platforma e mesazheve të çastit po i jep fund mbështetjes për gati 49 telefona inteligjentë në të gjithë markat, duke përfshirë Apple dhe Samsung. Kjo thjesht do të thotë se pas datës 31 Dhjetor, përdoruesit e atyre telefonave nuk do të jenë më në gjendje të marrin përditësimet, duke përfshirë veçoritë e reja dhe përditësimet e sigurisë nga WhatsApp  dhe përfundimisht shërbimi do të ndalojë së punuari për ta. Duhet theksuar se shumica e telefonave në këtë listë janë të vjetruar.

Lista e 49 telefonave inteligjentë (disa prej tyre nga Apple) që nuk do të mund të përdorin më WhatsApp pas 31 dhjetorit;

Apple iPhone 5

Apple iPhone 5c

Archos 53 Platinum

Grand S Flex ZTE

Grand X Quad V987 ZTE

HTC Desire 500

Huawei Ascend D

Huawei Ascend D1

Huawei Ascend D2

Huawei Ascend G740

Huawei Ascend Mate

Huawei Ascend P1

Quad XL

Lenovo A820

LG Enact

LG Lucid 2

LG Optimus 4X HD

LG Optimus F3

LG Optimus F3Q

LG Optimus F5

LG Optimus F6

LG Optimus F7

LG Optimus L2 II

LG Optimus L3 II

LG Optimus L3 II Dual

LG Optimus L4 II

LG Optimus L4 II Dual

LG Optimus L5

LG Optimus L5 Dual

LG Optimus L5 II

LG Optimus L7

LG Optimus L7 II

LG Optimus L7 II Dual

LG Optimus Nitro HD

Memo ZTE V956

Samsung Galaxy Ace 2

Samsung Galaxy Core

Samsung Galaxy S2

Samsung Galaxy S3 mini

Samsung Galaxy Trend II

Samsung Galaxy Trend Lite

Samsung Galaxy Xcover 2

Sony Xperia Arc S

Sony Xperia miro

Sony Xperia Neo L

Wiko Cink Five

Wiko Darknight ZT

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations